Drejtoria doganore vazhdon me aktivitetet për vënien në funksion të sistemit të ri të përpunimit të dokumenteve doganore dhe përpunimit të dokumenteve të akcizave (CDEPS).

Ky sistem mundëson paraqitjen dhe përpunimin e deklaratave doganore elektronike dhe dokumenteve të akcizës si në vijim:

• Përmes një ueb portali, duke futur deklaratën në një ueb formë  të ofruar nga Drejtoria Doganore dhe

• Sistem  në  sistemin e komunikimit me aplikimin e shërbimeve të uebit.

Për shkak të sqarimeve shtes për kompanitë softuerike që punonin në zgjidhjet e sistemit në  sistemin e komunikimit me CDEPS, Drejtoria Doganore  më 14 dhjetor 2018 mbajti një takim pune me të gjithë operatorët  ekonomik të interesuar.

Në takim u prezantuan gjendja aktuale dhe planet e Drejtorisë Doganore për vënien në funksionim të CDEPS. Drejtoria Doganore kërkoi që kompanitë softuerike të propozojnë një shtesë të dokumentacionit të publikuar në uebfaqe, përderisa  është e nevojshme për  zhvillimin e tyre të softuerit.

Të pranishmit u njoftuan se Drejtoria  Doganore ka në plan të nisë një pilot projekt për  zbatimin e CDEPS në fillim të shkurtit 2019 në disa zyra doganore. Vendosja e plotë e të gjitha moduleve nga sistemi është planifikuar për 1 Qershor 2019.

Takimet me kompanitë e softuerit dhe me operatorët ekonomikë të cilët janë të përfshirë në zbatimin e procedurave doganore do të vazhdojnë të mbahen edhe në periudhën e ardhshme.