Sot në zyrat e Drejtorisë Doganore u mbajt një takim protokollar midis Drejtorit të  Drejtorisë Doganore Z. Gjoko Tanasoski dhe Zëvendësambasadorit të Mbretërisë së Holandës Andrien van Mens.

Në takimin u  theksuan edhe  përfitimet e bashkëpunimit të suksesshëm dypalësh ndërmjet shërbimeve doganore të Holandës dhe Maqedonisë, që daton nga  viti 2003 dhe sidomos bashkëpunimit në periudhën 2003-2012, me të cilin  u  dha mbështetje në përparimin  e procedurave doganore për  import të përpunimit , ndikimin ekonomik mallrat e akcizës, përparimi  në punën e laboratoris doganore, si dhe krijimin e një sistemi për mbrojtje adekuate të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në takim u prezantuan aktivitetet e realizuara nga Drejtoria Doganore në vitin 2018 me qëllim të përmirësimit të përfitimeve të fituara nga bashkëpunimi i themeluar, si dhe aktiviteteve të tjera për përmirësimin e punëve doganore, kryesisht në fushën e kompjuterizimit dhe lehtësimit të tregtisë.

Pas prezantimit të prioriteteve të ardhshme dhe aktiviteteve strategjike të Drejtorisë doganore, u shkëmbyen propozime për veprime të përbashkëta të ardhshme në kuadrin e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimit të tij.

 

Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2