Më 17 dhjetor 2018, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Administratën Doganore të Republikës së Maqedonisë, kapi 550 kg drogë-marihuanë në pikën kufitare Bogorodicë gjatë kontrollit të një kamioni.

Gjegjësisht, me 17.12.2018 rreth orrës 13:00 në vendkalimin kufitar Bogorodicë për të dalë nga Maqedonia, u paraqit ksmion i zbrazët me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik, i drejtuar nga personi  Z. A. nga Shkup. Në pyetje të inspektorëve doganor nëse ai kishte ndonjë gjë për të deklaruar për doganë, u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë automjeti është përzgjedhur për kontroll me qen doganor. Në kontroll, qeni dha indikacione në pjesën e  sipërme të rimorkios (frigorifer). Pas kontrolloit detal në kulmin e  frigoriferit është vërejtur një shirit i ri bashkangjitur me silikon, duke hequr pjesën e sipërme të kulmit janë zbuluar 181 pako najlloni  me një peshë të përgjithshme prej 550 kg, të mbushur me marihuanë.

Marihuana, automjeti dhe personi I janë dorëzuar MPB për procedure të mëtutjeshme. 

1 (1)
1 (1)
1 (2)
1 (2)
1 (3)
1 (3)
1 (4)
1 (4)
1 (5)
1 (5)
1 (6)
1 (6)
1 (7)
1 (7)
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7