Me 9 dhe 15 gusht 2018 delegacionet e Drejtorisë doganore dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, të udhëhequr nga drejtori i Administratës Doganore z. Gjoko Tanasoski dhe Z. Nikolla Bertolini, shef i operacioneve, realizuan vizita në vendkalimin kufitar Tabanoc, Deve Bair, Qafë thanë, si dhe në infrastrukturën ekzistuese në zonën Markova noga.

 

 

Vizitat janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit shumëvjeçar dhe mbështetjen e vazhdueshme të punës doganore në Republikën e Maqedonisë nga ana e Bashkimit Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, për përafrimin e tij me standardet e BE.

Gjatë vizitës në vendkalimin kufitar Tabanoc Autostradë është kryer kontroll në përdorimin dhe funksionimin të cilat janë mundësuar përmes projektit të realizuar infrastrukturor për të përmirësuar objektet në këtë vendkalimi kufitar. Më 30 maj 2018, pas ngjarjes zyrtare, e cila u inaugurua terminali i ri doganor në pikë kalimi kufitar Tabanoc, si dhe dy korsi në dalje të kufirit, i financuar nga Bashkimi Evropian, është llogaritur se përfitimet e projektit, pavarësisht periudhës së shkurtër në përfundimit e saj, ka dhënë tashmë rezultatet e para në lehtësimin e tregtisë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10 dhe realizimin e procedurave doganore në objekte dhe kushte moderne. 

Gjatë vizitës në pikën kufitare Qafëthanë delegacionet u informuan për ecurinë e realizimit të  projektit "Përmirësimi i objekteve për doganim dhe inspektimin në pikën kufitare për trafikun rrugor Qafëthanë" në kuadër të Instrumentit të ndihmës paraqasëse të Bashkimit Evropian (IPA) me fondet e alokuara për Programin në vitin 2013. Gjatë vizitës u konstatua se ecuria e projektit është e kënaqshme dhe pritet të realizohet deri në fund të vitit 2018. Pritet që me ndërtimin i një terminali të ri doganor për trafikikim e mallrave të 9.5 mijë m2, ndërtesa e re për procedurat doganore, objektet për kontrollin e kamionëve dhe ndërtimit të magazinës, ndërtesës me përmbajtje shoqërues të krijohen kushte të favorshme infrastrukturore të këtij vendkalimi kufitar më të frekfrentuar drejt Republikës së Shqipërisë. Kjo mundëson përshpejtimin e mëtejshëm të formaliteteve doganore dhe ndërkufitare të intensitetit në rritje të shkëmbimit të mallrave dhe udhëtarëve përmes saj. Gjatë vizitës në rajonin e Ohrit-Resnjës, u vizitua vendi Markova noga për njohjen me infrastrukturën lokale.

 

DEVEBAIR
DEVEBAIR
DEVEBAIR2
DEVEBAIR2
KAFASAN
KAFASAN
MARKOVANOGA
MARKOVANOGA
TABANOVCE
TABANOVCE
TABANOVCE2
TABANOVCE2
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6