Gjatë javës së kaluar, doganierët penguan disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërsa përkohësisht konfiskuan një skaner me softuerin për protetikë dentare, llampat led dhe pjesët për instalimin e tyre, para të gatshme, ora dore, pistolet gazi dhe municionet për pistoleta me gaz.
 

U konfiskuan mallrat në vijim:

Mallra teknikë

- Skaner 3D me kompjuter, monitor dhe softuer për protetikë dentar, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine me targa regjistrimi të Italisë, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Tabanovc. Malli i padeklaruar u gjet në pjesën e pasme dhe në bagazhin e automjetit në mes të sendeve personale të udhëtarëve. Mallrat përkohëisht u kunfiskuan, ndërsa kundër ngasësit do të ngrehet kallëzim penal. 

Para të gatshme

- 4,600 euro, u zbuluan në dy raste të ndryshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit personal të dy shtetasve maqedonas.

Në rastin e parë, në xhepin e përparëm të xhinseve të një pasagjeri që synonte të udhëtonte me fluturim në Bratislavë, u gjetën 5,200 euro për të cilat ai nuk kishte dokument të origjinës. Sipas rregulloreve ligjore, pasagjeri ju kthyen 2,000 euro, një shumë që një rezident mund lirisht të nxjerrë nga shteti dhe ndërsa 3,200 euro u konfiskuan.

Në të dy rastet, kundër udhëtarëve do të ngrehen procedura kundërvajtës.

Ora dore 

- 2 ora dore ROLEX dhe AUDEMARS PIGUET -ROYAL u zbuluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të çantave të pasagjerit shtetas maqedonas i cili mbërriti me fluturim nga Baseli. Orët e padeklaruar, të gjetura në një xhep të vendosur në çantë dore, përkohësisht u kunfiskuan ndërsa kundër udhëtarit do të ngrehet procedurë kundërvajtës. 

Pistoletë me gaz

- 1 pistoletë gazi kalibrit BLOW 9 mm dhe 50 fishekë për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm Zuber, të zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të autobusit me targa të Maqedonisë i cili ka qarkulluar në realcionin Stamboll - Shkup, i paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Pistoleta e padeklaruar dhe municioni janë gjetur në fund të një valixhe në pronësi të një shtetasi të Maqedonisë që udhëtonte me autobus. Ata përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër udhëtarit do të ngrehet këkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Gasen pistol, municija,mobilna
Gasen pistol, municija,mobilna
Led svetilki, mobilna
Led svetilki, mobilna
Racni casovnici,Aerodrom SK
Racni casovnici,Aerodrom SK
3-D skener, Tabanovce
3-D skener, Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4