Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët ndaluan disa tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku kanë ndaluar përkohësisht produktet oftalmolike, syza dioptrike, motoçikleta, pjesë për makinë për konfeksion, auto pjesë, veshje, parfume, ora dore, etiketa, çizme gome, tuba për hydrant, bateri dushi dhe falsifikime.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Produkte oftalmolike 

- 394 produkte dhe instrumente oftalmolike për kirurgji të syrit, të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të çantave të pasagjerit shtetasi kroat i cili mbërriti me fluturim nga Zagrebi. Malli i padeklaruar është konfiskuar përkohësisht dhe kundër pasagjerit do të filloj procedura kundërvajtëse.

- 93 palë syze me dioptër, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine maqedonase me të cilën për hyrje në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë paraqitur tre shtetas të Maqedonisë. Malli i padeklaruar është fshehur nën kariget e përparme, në valixhe të re të papërdorur në bagazh, në disa qese najloni në hapësira anësore për ndihmë të parë dhe në hapësirën për  gomën rezervë. Ata u konfiskuan dhe kundër shoferit i cili ishte pronari i syzave është inicuar një kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse. 

Motoçikleta, auto pjesë dhe pjesë për makina

- 2 mini-motoçikleta të tipit Gazella XJ dhe Knight 125, të zbuluar gjatë kontrollit të mallrave të ndryshme të përdorura me origjinë nga Zvicra, të destinuara për importues nga Struga, të deklaruara për doganim importues njësinë doganore të Ohrit. Motoçikletat të cilat nuk janë përfshirë me deklarata doganore, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër importuesit do të inicohet procedurë përkatëse. 

2 Pllaka elektronike dhe 1 pozicionues për gjilpëra për makinat e konfeksionit, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine greke të drejtuar nga një shtetas grek, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Malli i padeklaruar, i gjetur nën karrigen e bashkëudhëtarit, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër ngasësit është ngritur një kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

33 pjesë të ndryshme të përdorura për automjete, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine zvicerane, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Pjesët e padeklaruara, të gjetura në bagazhin e automjetit të mbuluar me pëlhurë, janë konfiskuar përkohësisht dhe kundër ngasësit do të ngrehet procedurë përkatëse.

Veshje

- 400 shalle për femra, 84 veshje dhe 32 kuleta dhe çanta të zbuluara në tre raste të ndara gjatë kontrollit të tre makinave maqedonase, të drejtuar nga shtetas maqedonas, të deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në rastin e parë, në valixhe dhe dy qese najloni të vendosura në bagazh u gjetën 400 shalle femra, në rastin e dytë, në katër valixhe të vendosura në bagazh dhe në ndenjësen e pasme të automjetit janë gjetur 58 copa të veshjeve (bluza, pantallona të shkurtra dhe kapela), 10 kuleta dhe dhe 22 çanta, ndërsa në rastin e tretë, në tre qese najloni të vendosura në bagazhin e automjetit janë zbuluar 22 fustane dhe 4 xhaketa për femra. Në të tre rastet malli i padeklaruar është konfiskuar dhe kundër shoferëve janë paraqitur kërkesa për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Shtesa të modës, parfume, dhe ora 

- 110,000 toka për flokë të zbuluar gjatë kontrollit të mallit të dedikuar për importues nga Shkupi të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli. Produktet, të cilat nuk janë përfshirë me deklaratën, përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër importuesit është inicuar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës.

- 8 ora dore për meshkuj, 2 parfume prej 50ml dhe 5 palë syze dielli, të zbuluar në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi të Maqedonisë, i cili arriti nga Vjena. Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar dhe kundër udhëtarit do të inicohet procedurë kundërvajtës.

Mallra të  ndryshëm 

-2,930 produkte të ndryshme (çizme gome, thika, tuba hidrantësh, bateri dushi dhe karta për lojë) të cilat nuk ishin mbuluar nga deklaratat doganore të zbuluara në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të mallrave nga një dërgues nga Kina, i dedikuar për importues nga Struga, i deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Strugë, u gjetën 100 palë çizme gome të padeklaruar, 600 thika kuzhine, 30 tuba për hidrante dhe 400  dush bateri. 

Mallrat për të cilat ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 24,694 copë produkte për higjienë personale, me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar në kamion shqiptar i ngarkuar me mall të dedikuar për importues nga Iraku, të paraqitur për dalje nga shteti në kalimin kufitar të Novo Sellës. Për shkak të dyshimit se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ata u kapën dhe në përputhje me rregullat ligjore do të inicohet procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

15.470 stilolapsa me logo të markave tregtare të mbrojtura, të zbuluara nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Kina, të destinuara për importues nga Shtipi, të deklaruara për doganim importues në njësinë Doganore Gjevgjeli. Për shkak të dyshimit se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ato përkohësisht janë konfiskuar dhe në përputhje me rregulloret ligjore do të iniciohet një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

 

 

Cizmi, creva, baterii,mobilna
Cizmi, creva, baterii,mobilna
Delovi za masina, Dojran
Delovi za masina, Dojran
Etiketi i lenti, Dojran
Etiketi i lenti, Dojran
Karti za igranje, mobilna
Karti za igranje, mobilna
Marami, Bogorodica
Marami, Bogorodica
Motorcikli, Ohrid
Motorcikli, Ohrid
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Ocila so diopter,Bogorodica
Ocila so diopter,Bogorodica
Oftalmoloski proizvodi,Aerodrom SK
Oftalmoloski proizvodi,Aerodrom SK
Snoli i stegaci za kosa,CI Gevgelija
Snoli i stegaci za kosa,CI Gevgelija
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10