Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë sot nënshkroi memorandume bashkëpunimi me Shoqatën për e-Tregti të Maqedonisë dhe DHL Express Maqedoni.

Memorandumet e bashkëpunimit janë dëshmi se Drejtoria doganore udhëhiqet nga parimet e përbashkëta të sjelljes dhe veprimit, të kuptuarit e partnerëve, duke marrë parasysh përparësitë dhe trendet bashkëkohore të tregtisë elektronike e cila përfshin të gjitha transaksionet e kryera nga largë, me përdorimin e platformave elektronike ose dixhitale.

Kryetarja e Shoqatës për e-tregti në Maqedoni, znj Nina Angelovska dhe Drejtori i Doganave z Gjoko Tanasoski nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit e cila paraqet qasje të Drejtorisë doganore në anëtarësim nderi në Shoqatën për e-tregti. Nënshkruesit e Memorandumit bashkëpunimin do ta realizojnë përmes shkëmbimit të informacionit përkatës në fushën e e-tregtisë, bashkërisht do të koontribuojnë për zhvillimin e programeve të përshtatshme në fushën e e-tregtisë për nevojat e shfrytëzuesve të shërbimeve dhe duke ndarë përvojat aktuale dhe të reja , të rëndësishme për fushën e veprimit dhe grupit përkatës të synuar.

Memorandum për bashkëpunim të nënshkruar nga Drejtori i Administratës Doganore z. Gjoko Tanasoski dhe Drejtor i DHL Express Maqedonisë z. Radoslav Nanovic do të kontribuojë në forcimin e luftës kundër trafikimit të mallrave ilegale dhe duke siguruar transport të sigurt e dërgesave të shpejta, promovimin e shkëmbimit efikas të informacionit, gjetjen e zgjidhjeve praktike për ndihmë të ndërsjellë në identifikimin e dërgesave me rrezik të lartë dhe sigurimin e trajtimit të shpejtë të dërgesave pa u vënë në pikëpyetje siguria e qytetarëve. Në këtë mënyrë do të përmirësohet bashkëpunimii ndërsjellë dhe do të rritet ndërgjegjësimi nga efekteve negative të tregtisë ilegale dhe të transportit të shkaktuara nga ngjarjet e fundit, forma dhe sfidat të mallrave të kontrabanduar. 

Masat e rregulluara me këto dy Memorandume do të rezultojnë me sukses në lehtësimin e tregtisë me dërgesa, grumbullimin e të ardhurave dhe ngritjen e nivelit të mbrojtjes dhe sigurisë, në kushtet e balancimit ndërmjet kushteve të lehtësuara për rrjedhën e pa penguar dhe kontrollin e optimizuar të mallrave dhe dërgesave si dhe zbatimin e drejtë të rregulloreve doganore.

 

potpisuvanje memorandum 2
potpisuvanje memorandum 2
potpisuvanje memorandum 3
potpisuvanje memorandum 3
potpisuvanje memorandum 4
potpisuvanje memorandum 4
potpisuvanje memorandum
potpisuvanje memorandum
Previous Next Play Pause
1 2 3 4