Përfaqësuesit e Drejtorisë Doganore kanë marrë pjesë në një puntori dy-ditor në të cilin u prezentua Sistemi nacional njësportel. Puntoria u organizua nga Banka Botërore dhe u mbajt në periudhën prej 05-06 korrik 2018 në Shkup.

Ngjarja është një hyrje në aktivitetet që vijojn për zhvillimin dhe implementimin e sistemit kombëtar njësportel dhe synon të ndihmojë procesin e vendim-marrjes tek pjesëmarrësit në lehtësimin e tregtisë. Në puntori u prezantua koncepti i punës të sistemit njësportel dhe si përputhet informacioni i cili duhet të jetë në dispozicion të opinioni, të dhënat dhe rregullat ligjore dhe si të arrihet një nivel më i lartë i koordinimit të procedurave doganore kufitare. Puntoria do të kontribuojë në zhvillimin e sistemi nacional njësportel dhe me të do të fillojë krijimi i strategjisë për zbatimin e saj. 

Në punëtori fjalë përshëndetëse kishte Drejtori i Doganave z Gjoko Tanasoski, i cili theksoi se sistemi njësportel është vetëm një shembull i funksionimit, ku struktura tradicionale e Doganave është shndërruar në proceset e reja që i shërbejnë më së miri nevojave të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në procedurat doganore. Si pjesë e qasjes në sistemin njësportel, qytetarët dhe pjesëmarrësit në procedurën doganore i marrin të gjitha shërbimet përmes interfjsit të vetëm. Marrëveshjet e ndërlikuara organizative ndërmjet agjencive të ndryshme kufitare janë më transparente për përdoruesit, duke rezultuar në rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove për importet ose eksportet.

Drejtori gjithashtu theskoi se krijimi i sistemit njësportel është një nga përfitimet kryesore të Marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë të OBT-së, ku thuhet se shumica e aktiviteteve zbatuese për import, eksport dhe transit duhet të kryhen përmes një pike të vetme, gjegjësisht përmes sistemit njësportel. 

 

 

DSC_4102
DSC_4102
DSC_4111
DSC_4111
DSC_4125
DSC_4125
Previous Next Play Pause
1 2 3