Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët penguan disa tentativa për kontrabandimin e mallrave të ndryshme,ku përkohësisht konfiskuan bizhuteri ari, valutë të huaj, barna, suplimente dietike, veshje, kozmetikë dhe falsifikate.

U konfiskuan mallrat në vijim: 

Stoli ari:

218.28 gramë stoli ari, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti me targa britanike, të drejtuar nga një shtetas britanik, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Tabanoc. Stoli i padeklaruar i arit ishte paketuar në tre kuti të vendosura në një valixhe të vogël  me ngjyrë, të vendosura në sediljet e pasme të automjetit, midis çantave në bagazhin personal. Ajo është konfiskuar përkohësisht dhe është iniciuar një procedurë përkatëse kundër shoferit.

Deviza 

- 6.000 Euro, të zbuluar nga ekipet doganore mobile, gjatë kontrollit të një automjeti me targa shqiptare të drejtuar nga një shtetas grek, i deklaruar për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Në çantë të vendosur në pjesën e bagazhit të automjetit u zbuluan 16,000 euro, nga të cilat sipas rregullave ligjore shoferit ju kthyen 10,000 euro, një shumë që një jorezident mund të nxjerrë lirisht nga shteti. Kundër personit do të iniciohet procedurë kundërvajtëse për kundërvajtjen e kryer devizore.

Medikamente dhe suplimente dietike 

- 100 copë LIDOKAINE anestetikë me ADRENALINË 50 ml dhe 3 pjesë të anestetikës 50 ml LIDOKAINE të zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti me targa regjistrimi të Maqedonisë i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në pikën kufitare të Shën Naumit. Anestetika e padeklaruar u gjetën prapa sediljes së shoferit dhe ata u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit ka filluar procedurë përkatëse. 

-60 copë suplimente dietike HONEY SLIM prej 1 litër, të zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në kalimin kufitar Tabanovce. Suplimentet dietike të padeklaruar u gjetën në dy kuti kartoni dhe dy çanta, të vendosura në bagazhin e automjetit. Ata u konfiskuna përkohësisht, dhe kundër shoferit ka filluar procedurë përkatëse. 

Pije alkoolike

- 14 shishe verë dhe 78 shishe alkool (xhin, vodka, liker dhe martini), gjenden në një automjet me targa polake, i drejtuar nga shtetas polak, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Pijet alkoolike të padeklaruara janë gjetur në dy kuti kartoni të vendosur në bagazhin e automjetit. Ata u konfiskuan dhe kundër shoferit është iniciuar procedurë përkatëse. 

Veshje

- 24.200 palë çorape për fëmijë, të zbuluara gjatë një kontrolli të hollësishëm të kamionit me targa regjistrimi të Maqedonisë, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, të kryer nga ekipet mobile doganore në njësinë doganore Tetovë. Çorapët e padeklaruar janë zbuluar midis mallrave të deklaruar të ngarkuar në Turqi dhe të destinuara për një kompani importuese nga Shkupi. Ata u konfiskuan dhe kundër firmës importuese nga Shkupit dhe personit përgjegjës është ngritur procedurë kundërvajtës. 

182 copë veshje të ndryshme (fustane, bluza, xhinse, pantallona, pantallona të shkurtra dhe komplete për fëmijë) dhe 30 palë pantofla, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti me targa bullgare, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Bogorodicë . Rrobat e padeklaruara dhe pantoflat u gjetën në dy çanta udhëtimi dhe disa qese, të vendosura në dysheme në ulëset e pasme të automjetit dhe të njejtat janë konfiskuar ndërsa kundër shoferit do të ngrihet procedurë kundërvajtës. 

32 copë maica për femra, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Maqedonisë, të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Maicat e padeklaruar u gjetën në pjesën e përparme të automjetit. Ata u konfiskuan përkohësisht, dhe kundër shoferit është ngritur procedurë kundërvajtëse.

Kozmetike

- 514 copë produkte të kozmetike, pajisje dhe mjete të ndryshme, zbulohen gjatë kontrollit të automjetit me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Bllacë. Malli i padeklaruar është fshehur në pjesën e bagazhit nën kariget e pasme dhe sediljen e pasagjerit përpara dhe në motorin e automjetit. Ato janë konfiskuar dhe kundër shoferit është ngritur procedurë kundërvajtës.

Mallrat e dyshuara për cenimin e të drejtave të pronësisë intelektuale

- 268 copë kapakë plastike dhe stickers me shenja të 13 markave të njohura të makinave, të zbuluar në njësinë doganore Aeroport Shkup - Seksioni për doganimin e mallrave, gjatë kontrollit të një dërgesë nga Tajvani, i dedikuar për një person fizik nga Shkupi. Kapakët plastike dhe stikers të dyshimta janë konfiskuar përkohësisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore do të iniciohet një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

 

 

Analgetici, 5051
Analgetici, 5051
Corapi, mobilna
Corapi, mobilna
Dietetski suplementi, 2031
Dietetski suplementi, 2031
Kozmetika, 1071
Kozmetika, 1071
Oblaka, 2051
Oblaka, 2051
Obleka, 4010
Obleka, 4010
Vino i zestok alkohol, 2031
Vino i zestok alkohol, 2031
Zlaten nakit, 2031
Zlaten nakit, 2031
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8