Gjatë tre javëve të fundit, doganierët kanë zbuluar 13 emigrantë pa dokumente identifikimi dhe penguan disa tentativa për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, me çka përkohësisht janë konfiskuar pushkë ajrore dhe municion për ta, peshq dhe rrjeta peshkimi, pjesë makinash, cigare, shtesa dietike, bizhuteri dhe falsifikime.

U konfiskuan mallrat në vijim:

Armë

- 4 copë pushka ajror, të zbuluar në një automjet të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc . Pushkat e padeklaruar dhe municionet për to janë gjetur në një kuti të vendosur në ndenjësen e pasme, në pjesën e gomës rezervë në bagazhin e automjetit. Mallrat u konfiskuan përkohësisht dhe u inicua një procedurë e përkatëse kundër shoferit.

- 2 pushka ajri nga markat Gammo dhe Sportsman, 2 shënjestra optik Gammo dhe 4,200 copë municion  Premier, të zbuluar gjatë kontrollit të mallrave me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të destinuara për një shtetas maqedonas, të deklaruar për doganim në njësinë doganore Strugë. Produktet, të cilat nuk janë përfshi me deklarata doganore, janë konfiskuar dhe kundër importuesit do të iniciohet procedurë përkatëse. 

Cigare

- 55 steka cigare me pulla akcize të Maqedonisë, janë zbuluar në dy raste të ndara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të dy shtetasve të Maqedonisë, të paraqitur për dalje nga vendi.

Në rastin e parë, në bagazhin e udhëtarit i cili ka pasur për qëllim të niset për në Londër, janë zbuluar 30 steka cigare Monte Carlo, ndërsa në rastin e dytë në bagazhin e udhëtarit i cili k apasur për qëllim të udhëtoj për në Geteburg, janë zbuluar 25 steka cigare Pall Mall dhe Camel. Në të dy rastet, cigaret përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër udhëtarëve do të ngrehen procedura kundërvajtës.

Peshqi dhe rrjeta peshkimi

- 30.6 kg troftë Ohri dhe 10 copë rrjeta peshkimi me gjatësi 100 metra, të zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti me targa shqiptare, të drejtuar nga një shtetas shqiptar, i deklaruar për hyrje në kalimin kufitar Qafë Thanë. Peshqit dhe rrjetat e peshqimit të padeklaruar u zbuluan para të gjitha 4 ulësve  të automjetit. Të njejtat përkohësisht u konfiskuan, ndërsa kundër ngasësit ka filluar procedurë përkatëse. 

Shtesa ushqimi

- 25 pako shtesave ushqimore, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine maqedonase, të paraqitur  për hyrje në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar, i gjetur në bagazhin e automjetit, është konfiskuar përkohësisht dhe do të iniciohet procedurë përkatëse kundër pronarit.

-300 qese prej 250 mg me një përzierje për përgatitjen e frapes të zbuluara nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një makine maqedonase të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i cili është paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar, i gjetur në 3 kuti kartoni të vendosura në bagazhin e automjetit, u konfiskua përkohësisht, ndërsa kundër ngasësit është parashtruar një kërkesë për fillimin e procedurës  kundërvajtës. 

Motor i përdorur për motoëikletë  dhe autopjesë 

- Një motor i përdorur për motoçikletë  SUZUKI GSX-R, i zbuluar nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një furgoni me targa regjistrimi të maqedonisë i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në pikën kufitare të Tabanoc. Motori i padeklaruar është vendosur në një kuti kartoni dhe është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër shoferit është ngritur një kërkesë  për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

9 auto pjesë, të zbuluar nga ana e ekipeve mobile doganore, gjatë kontrollit të një kamioni të Bullgarisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc. Malli i padeklaruar është gjetur në kabinën nën sediljen e pasagjerit, nën shtrat dhe në sirtarët prapa sediljes e pasagjerit, përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër shoferit do të parashtrohet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtës.

Tjetër

Imitim i bizhuterive (88 copë bylyzyk, 50 copë gjerdane, 122 copë palë vathë  dhe 19 palë vathë) dhe 28 ora, zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve me targa të Kosovës i drejtuar nga shtetas Kosovar, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Deve Bair. Mallrat janë zbuluar në tre qese të zeza të vendosura  pas sediljes së pasagjerit të mbuluar me tuta dhe e njejta është konfiskuar. Kundër shoferit është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës, dhe për 22 copë orë dore, të cilat janë me shenjat e markave tregtare është ngritur procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të tyre. 

Mallrat për të cilat ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 409 këllëf silikoni për celulare dhe 7 kollare me shenja të markave tregtare të mbrojtura, të zbuluar në dy raste të ndara në Aeroportin Shkup - Seksioni për zhdoganimin e mallrave.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një dërgese nga Kina, të dedikuar për një kompani nga Shkupi, u zbuluan 409 këllëfe silikoni për celularë, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një dërgesë nga Singapori, të destinuara për një person fizik nga Shkupi, u zbuluan 7 kollare. Për shkak të dyshimit se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, ato përkohësisht janë konfiskuar dhe sipas rregullave ligjore janë iniciuar procedurat për të vërtetuar vërtetësinë e tyre.

Emigrant 

Ekipet mobile doganore zbuluan 13 emigrantë pa dokumente identifikimi. Më 31 maj 2018, rreth orës 22:00, në autostradën Shkup-Kumanovë, rreth pesëqindë metra pas pagesës rugore së re Romanovce, në drejtim të Kumanovës, zyrtarët e doganës vunë re një automjet me targa regjistrimi maqedonas, të parkuar në korsi të djathtë, në të cilën ata vunë re si njerëz dilnin nga automjeti. Shtetasi maqedonas që po e ngiste automjetin deklaroi se ai i mori personat nga Gjevgjeli dhe duhej t'i çonte në fshatin Lopate të Kumanovës, por për shkak se i është kry karburanti ai u parkua dhe ka pritur ti sjellin karburant nga njerëzit tjerë. Sipas deklaratës së tyre, disa prej emigrantëve ishin nga Afganistani dhe një pjesë nga Bangladeshit. Personat dhe automjeti i udhëtarëve i u është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për veprimet e tyre të mëtejshme.

Cigari , Aerodrom SK
Cigari , Aerodrom SK
Dodatoci na ishranata,Novo Selo
Dodatoci na ishranata,Novo Selo
Motor za motorcikl,Mobilna
Motor za motorcikl,Mobilna
Ribiiribarskimrezi, Kjafasan
Ribiiribarskimrezi, Kjafasan
Smesaza frape,mobilna
Smesaza frape,mobilna
Vozdusnipuski, Struga
Vozdusnipuski, Struga
Air-soft puski,Tabanovce
Air-soft puski,Tabanovce
Ankerizabeton, Mobilna
Ankerizabeton, Mobilna
Avtodelovi, Tabanovce
Avtodelovi, Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9