Në periudhën 11-12.06.2018, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, z. Gjoko Tanasoski, mori pjesë në një takim joformal rajonal të Drejtorëve të Administratës Doganore nga Ballkani Perëndimor, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë.

 
Takimi është vazhdim i takimit të parë joformal rajonal që u zhvillua në Republikën e Maqedonisë midis 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit 2017.

Në takim u diskutua për përgatitjen e një qasjeje të përbashkët të shërbimeve doganore nga rajoni me qëllim të përmirësimit të procedurave doganore dhe bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë përfaqësues të Administratës Doganore të Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare dhe organizata.

Në margjinat e takimit, drejtori i Administratës Doganore z Gjoko Tanasoski zhvilloi takime bilaterale me Drejtoreshën e Doganave të Republikës së Shqipërisë, znj Belinda Ikonomi, Drejtorin e Doganave të Republikës së Malit të Zi, z Vlladan Jokovic dhe si dhe me Drejtorin e Sekretariatit CEFTA, Z. Emir Xhikiç.

DG-13
DG-13
DG-23
DG-23
DG-88
DG-88
Previous Next Play Pause
1 2 3