Ju njoftojmë se transporti ndërkombëtar i mallrave përmes vendkalimit kufitar Bllacë prej 29.05.2018 është normalizuar.

Gjegjësisht, pas mbylljes së rrugës kryesore Kaçanik - Han i Elezit të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut, vendkalimi kufitar Bllacë prej 18.05.2018 u mbyll për transport ndërkombëtar të mallrave, por pas përfundimit të punimeve ndërtimore u lëshua rruga për trafik nga data 29.05.2018 dhe ajo zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.