Ju njoftojm se pas njoftimit nga Shërbimi Doganor i Kosovës për shkak të mbylljes së përkohshme të rrugës Kaçanik - Hani Elezit  të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut dhe gjendjesnë teren nga sonte në mesnatë vendkalimi kufitar Bllacë do të jetë i mbyllur për transportin ndërkombëtar të mallrave.

Ju  kujtojmë se në aktivitetet e ndërmara mëparë, importin dhe eksportin e të gjitha llojeve të mallrave mund të kryhet në vendkalimin kufitar Jazhincë.

Ky njoftim do të zbatohet  nga dita e sotme (18.05.2018) në mesnatë deri në vendosjen përsëri të trafikut në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit