Drejtoria Doganore sot, më 16 maj 2018, nënshkroi Memorandume të Bashkëpunimit me Qendrën Rajonale të Mjedisit jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore - Zyra në Maqedoni (REC COM).

Qëllimi i këtij Memorandumi për bashkëpunim është krijimi i bashkëpunimit në mes të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë dhe REC COM për të zhvilluar një metodologji për llogaritjen e taksës së automjeteve që do të përdoret gjatë përgatitjes së Projektligjit për Taksimin e Automjeteve,metodologjia duhet të marrë parasysh praktikat më të mira të Shteteve Anëtare të BE-së, të harmonizuara me kushtet e tregut maqedonas të makinave të pasagjerëve, kushtet lokale ekologjike dhe klimatike, si dhe fuqia blerëse e qytetarëve.

Projektligji i ri për tatimin e automjeteve duhet të sjellë shumë përfitime. Domethënë, ajo duhet të zvogëlojë dhe dekurajojë blerjen e automjeteve që nuk janë energjekisht efikase dhe që ndotin mjedisin, pa rrezikuar mirëqenien e qytetarëve nga këndvështrimi social dhe ekonomik. Kjo duhet të kontribuojë në rritjen e pjesëmarrjes së automjeteve që janë energjekisht efikas dhe të cilat nuk do të kontribuojnë në rritjen e ndotjes së mjedisit.

Të ardhurat nga tatimet mbi automjetet, krahasuar me të ardhurat e krijuara nga mbledhja e akcizës aktuale të automjeteve të pasagjerëve, duhet të mbeten brenda kornizave të njëjtë, por do të mundësojnë qytetarët me fuqi të ulët blerëse, të blejnë automjete me standarde më të mira ekologjike dhe më të larta për efikasitetit të energjisë, dhe me shpenzime më të ulta të karburantit dhe mirëmbajtjen.

IMG_20180516_130243
IMG_20180516_130243
IMG_20180516_125631
IMG_20180516_125631
IMG_20180516_125534
IMG_20180516_125534
Previous Next Play Pause
1 2 3