Drejtorët e Drejtorisë doganore dhe Byroja e Sigurimit Publik, Djoko Tanasoski dhe Lazo Velkovski në prani të Ministrit të Bujqësisë, Ekonomisë së ujërave dhe Pylltarisë, Lupço Nikolovski, sot nënshkruan një protokoll të ri për rregullimin e  procedurave  për lëvizje më të shpejtë të mallrave të gjalla, mallrave në gjendje të jetesës, substancat e rrezikshme dhe mallra në sistemin e ri tranzit të kompjuterizuar dhe kamionë bosh në pikat e kalimit kufitar Tabanoc dhe Bogorodicë.

Ky protokoll, siç theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski, është jashtëzakonisht e rëndësishme për eksportin e bujqësisë – prodhimeve ushqimore.

Protokolli i ri i cili u nënshkrua sot nga Administrata Doganore dhe Byroja e Sigurimit Publik është veçanërisht i rëndësishëm për eksportuesit e sektorit bujqësor për shkak se ajo siguron 24-orë korridor të lirë për lëvizjen e mallrave të gjalla dhe mallrave të freskëta, të cilat më parë kishin kohë të kufizuar. Në këtë mënyrë, në masë të madhe lehtëson dhe përshpejton qarkullimin e mallrave, i cili është i rëndësishëm për prodhimet bujqësore që në kohë të arrin në tregjet e huaja ", theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski.

Protokolli i ri në të njëjtën kohë do të kontribuojë në shmangien e vonesave më të gjata në kalimet kufitare dhe sigurimin e rrjedhjes së shpejtë dhe të sigurt të mallrave të gjalla në këto dy kalime kufitare.

"Drejtoria e doganës punon vazhdimisht në ruajtjen e mundësive ekzistuese dhe futjen e mundësive të reja për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave dhe kushteve doganore për zbatimin e tyre, me mbështetjen e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit", tha drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski.

Protokolli për rrjedhë më të shpejtë të mallrave në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë u përgatit në bazë të një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave.

“Ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë të koordinuar, ne do të veprojmë së bashku në mënyrë që të përdorim më efektivisht resurset teknike, njerëzore dhe financiare. Sigurisht, në bazë të kompetencave, të cilat përcaktohen me ligj dhe aktet nënligjore dhe rregulloret. Brenda 24 orëve ne mënyrë të koordinuar do të veprojm së bashku me shërbimet doganore, së bashku me shërbimet e inspektimit që do të jenë në vendkalimet kufitare. Do të ndjeket situata, do të koordinohen, në mënyrë që të sigurohet rrjedha e shpejtë e mallrave," shtoi Lazo Velkovski, drejtor i Byrosë së Sigurisë Publike.

Protokolli për rregullimin e procedurave për rrjedhjen më të shpejtë të mallrave të gjalla, mallrave ë gjendje të gjallë, materive të rrezikshme, mallrave në sistemin e ri tranzit kompjuteristik dhe kamionëve bosh në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë hyn në fuqi menjëherë

carina_bjb_1
carina_bjb_2
carina_bjb_3
carina_bjb_4
carina_bjb_5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5