Në pajtim me njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe njoftimin e Shërbimit Doganor të Kosovës më 09.05.2018

Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Kaçanik-Han të Elezit, në përputhje me Rregulloren për kategorizimin, vëllimi i shfrytëzimit të kohës së punës në kalimet kufitare (Gazeta zyrtare nr. 161/13), Drejtoria Doganore njofton:

Që nga 12.05.2018, importimi dhe eksportimi i mallrave që nuk paraqet rrezik të lartë përveç në kalimin kufitar të Bllacës mund të bëhet në vendkalimin kufitar Jazhincë. Zhdoganimi i importit dhe eksportit të mallrave do të kryhet në të gjitha zyrat doganore në brendësi.

Ky njoftim do të zbatohet deri në rivendosjen e trafikut në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit.