Doganierët  në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të kamionit me targa të Shqipërisë kanë zbuluar 130 kg mariuhanë.

 
Në orët e hershme të dy majit, në dalje të vendkalimin kufitar Bogorodica, shtetasi shqiptar S.R. 37 vjeç është ndaluar me një kamion të dyshimtë me targa të Shqipërisë, në të cilin u gjetën 323 pako drogë e llojit marihuanë. Në pyetje të doganierët se e ka diçka për të deklaruar për doganë, i dyshuari kishte deklaruar se kamioni është bosh dhe se udhëton prej Shqipërie permes  Maqedonisë për në Turqi ku duhet ta ngarkon kamionin.  

Doganierët kishin gjetur sasitë e drogës të paketuar në foli alumini dhe qese plastike, në pjesët anësore të rimorkios. 

Vlera e drogës së sekuestruar në treg të zi gjatë shitjes arrin vlerën e rreth 390 mijë eurove.

Drejtoria e Doganave, kundër personit S.R. ka ngritur padi penale për veprën penale “prodhimin e palejuar dhe shitjen e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekurzorëve”, tek Prokuroria publike përkatëse, ku është bërë padia penale e njëjta është procesuar edhe në Gjykatën Themelore të Velesit, e cila i ka shqiptuar masën e arrestit me burg  në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Që nga fillimi i vitit 2018, në pesë raste në më shumë vendkalime kufitare, janë sekuestruar 472 kg marihuanë. Ky  është rast i dytë për nga sasia e kapjes së drogës në pikën kufitare të Bogorodicës. Më herët më 28 janar të këtij viti, u patën kapur 310 kg marihuanë.

Image-1 (1)
Image-1 (1)
Image-1
Image-1
sl.2 marihuana
sl.2 marihuana
sl.3 marihuana
sl.3 marihuana
sl.5 marihuana
sl.5 marihuana
sl.6 marihuana
sl.6 marihuana
sl.14 marihuana
sl.14 marihuana
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7