Drejtoria doganore nëpërmjet Proektit për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar në mes Republiës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë 2014-2020 do ta modernizoj vendkalimin kufitar  Bogorodicë.

Gjegjësisht, me marrëveshjen për fillimin e Projektit i cili u nënshkrua me 2 Prill të financuar nga BE dhe Qeveria e Republikës Maqedonisë në shumë prej 442.500 euro, është paraparë që deri në fund të vitit 2023 të bëhen ndërhyrje ifrastrukturore në VK Bogorodicë dhe VK Dojran. Ndërhyrjet infrastrukturore do të mundësojnë krijimin e kushteve bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve cilësore në vendkalimet, me çka për operatorët ekonomik, transportuesit dhe udhëtarët do të thotë lehtësim dhe përshpejtim të lëvizjes së mallrave si dhe krijimin e kushteve për kontroll dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Mbështetja e Bashkësisë Evropiane dhe e Qeverisë së Republikës Maqedonisë permes realizimit e këtij projekti do të jep kontribut të madh në lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore dhe kufitare dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Modernizimi i objekteve do ta risë shpejtësinë e dërgesave, do ta zvogëloj kohën e nevojshme për kryerjen e formaliteteve doganore dhe do ta përmirësoj infrastrukturën për përdorimin e mjeteve moderne për inspektim.