Drejtoria doganore e Republikës Maqedonisë shënoi 26 prillin Ditën ndërkombëtare e pronësisë intelektuale, përmes aktiviteteve pjesë të fushatës “ Stop për prodhimet e falsifikuara”

Fushata „Stop për prodhimet e falsifikuara“ filloi të zbatohet me 5 prill 2018, si pjesë e aktiviteteve të organizuar në rast të shënimit të 14 prillit – Dita e Drejtorisë doganore. Fushata filloi në Qendrën tregtare City Moll ku u vendos tezgë në të cilën u ekspozuan mostra  nga falsifikimet e konfiskuara, ndërsa me rast të 26 prillit Ditës ndërkombëtare të pronësisë intelektuale, nxënësit e shkollës së mesme “Josip Broz Tito” nga Shkupi u njoftuan  me pasojat e dëmshme që mund të shkaktojn falsifikimet.

Gjegjësisht, dje (26.04.2018) në hapësirat e shkollës u ekspozuan mostra nga prodhimet e falsifikuara, ndërsa nxënësve iu shpërndanë broshura informative dhe të njejtët në bisedë me doganierët patën mundësinë përveç rezikshmërisë nga përdorimi i falsifikimeve të informohen edhe për gjithçka që Drejtoria doganore ndërmerr në luftën kundër  falsifikimeve edhe për ate se si të njohin më mirë prodhimet e falsifiuara.

Kjo fushatë është fokusuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga blerja e prodhimeve të falsifikuara meqenëse se ato paraqesin rrizik të madh për shëndetin e njerëzve, ndërsa ekonomia botërore shënon humbje të mëdha për shkak të aktiviteteve lidhur me prodhimin dhe lëshimin në qarkullim e  prodhimeve të falsifikuara.

Kampanja IPR
Kampanja IPR
IPR kampanja 1
IPR kampanja 1
IPR Kampanja
IPR Kampanja
Kampanja IPR 1
Kampanja IPR 1
Previous Next Play Pause
1 2 3 4