Gjatë dy javëve të fundit, doganierët kanë ndalur disa tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshëm, me çka përkohësisht janë mbajtur deviza, pjesë për eskavator dhe makinë korrëse, mallra teknik, pjesë për kompjutor, pajisje për tetuazh, veshje, cigare dhe këpurdha.

Deviza
- 7.300 euro, të zbuluar në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të makinës me targa gjermane dhe kontrollit të ngasësit të makinës shtetas i greqisë i cili është paraqitur për hyrje në vend. Në pyetje të doganierit se a ka për të deklaruar diçka, ngasësi ka deklaruar se ka me vete 400 euro, por në mes karigeve të përparme të makinës janë zbuluar 15.500 euro, ndërsa tek ngasësi janë zbuluar edhe 1800 euro. Sipas dispozitave ligjore udhëtarit iu janë kthyer 10.000 euro, shumë të cilën jorezident mund lirisht ta nxjerrë nga vendi, ndërsa për kryerjen e kundërvajtjes devizore është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedursë kundërvajtës.  

Cigare
- 70 shteka cigare, të zbuluar në tre raste të ndryshme në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të bagazheve të tre shtetasve të maqedonisë të cilët janë paraqitur për dalje nga vendi.
Në rastin e parë, në valixhe të udhëtarit i cili ka pasur për qëllim që të udhëton me fluturim për në Malme, janë zbuluar 30 shteka cigare, në rastin e dytë  në valixhe të udhëtares e cila ka pasur për qëllim që të udhëton me fluturim për në Londë, janë zbuluar 25 shteka cigare dhe në rastin e tretë në valixhe të udhëtarit i cili ka pasur për qëllim që të udhëton me fluturim për në Londër, janë zbuluar 15 shteka cigare.
Në të tre rastet cigaret janë konfiskur përkohësisht, ndërsa kundër udhëtarëve do të ngrehen procedura kundërvajtës.

Pjesë për makinë korrëse dhe eskavator
- 191 pjesë rezerve për mskinë korrëse, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit i ngarkuar me mallra të deklaruar për import në njësinë doganore Mexhitli. Pjesët e padeklaruara të cilat janë zbuluar në kabinën e kamionit, përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër ngasësit shtetas i maqedonisë do të ngrehet procedurë kundërvajtës.
- pompë të përdorur hidraulike për eskavator, të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targ atë bullgarisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Pompa e padeklaruar e zbuluar në valixhe e vendosur në bagazhin e makinës, përkohësisht është konfiskuar, ndërsa kundër ngasësit të makinës është ngritur procedurë kundërvajtës.

Mallra teknik dhe pajisje për tetuazh
- 182 copë mallra teknik, të zbuluar në dy raste të ndryshme në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të dy autobusëve të cilët janë paraqitur për hyrje në vend.
Në rastin e parë, gjatë kontrollit të autobusit me targa të serbisë, i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt Beograd – Shkup, në valixhe të vendosur në hapësirat e bagazhit janë zbuluar 1 port displej i llojit Dell WD15, 15 kufje dhe 15 kabllo për kufje. Prodhimet e padeklaruar në pronësi të shtetasit të maqedonisë i cili ka udhëtuar me autobus, përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër udhëtarit është ngritur procedurë kundëevajtës. 

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të autobusit me targa të danimarkës i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt Kopenhagë-Tetovë, në hapësirat e bagazhit të autobusit janë zbuluar 149 copë pjesë të ndryshme për kompjuter, 1 laptop dhe 1 celularë. Prodhimet e padeklaruara në pronësi të shtetasit të maqedonisë i cili ka udhëtuar me autobus, i janë dorëzuar sektorit për kontroll dhe hetim pranë Drejtorisë doganore, për procedurë të matejshme. 
- 2  makina të përdorura për tetuazh, 1 transformator të përdorur për makinë tetuazhi dhe 102 gjilpëra për tetuazh, të zbuluar nga ekipi mobil gjatë kontrollit të makinës me targa të Bullgarisë i drejtuar nga shtetas bullgar i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar i zbuluar në një çantë i vendosur në bagazhin e makinës përkohësisht është mbajtur, ndërsa kundër ngasësit të makinës do të inicohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës.

Veshje
- 725 copë veshje (pizhame dhe tuta), të zbuluar nga ana e ekipit mobil gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Turqia të dedikuar për firmë nga Shkupi, e cila është paraqitur për import në njësinë doganore Gjevgjeli. Prodhimet e tekstilit të cilat nuk janë përfshi me dokumente doganore përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër importuesit do të ngrehet procedurë kundërvajtës. 
Përveç kësaj janë zbuluar edhe  87 komplete për fëmijë me logo të markave tregtare të mbrojtur, të cilat janë mbajtur përkohësisht për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Sipas dispozitave ligjore, Drejtoria doganore do të ngre procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallrave të dyshuar.
- 64 copë veshje (bluza, pantallona dhe funde), të zbuluar në aeroportin Ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të valixheve të shtetasës së maqedonisë e cila ka arrritur me fluturim nga Viena. Mallrat e padeklaruar përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër udhëtares do të ngrehet procedurë kundëvajtës.

Këpurdha të freskëta
- 67 kg këpurdha të freskëta, të zbuluar gjatë kontrollit të furgonit të zbrazur i drejtuar nga shtetas i maqedonisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Këpurdhat e padeklaruar të cilat janë zbuluar në shumë qese në pjesën ngarkuese dhe nën karigen e bashkëudhëtarit, përkohësisht janë mbajtur ndërsa kundër ngasësit do të ngrehet procedurë përkatëse. 

Cigari1,AerodromSK
Cigari1,AerodromSK
Delovi za kombajn,Megitlija
Delovi za kombajn,Megitlija
Devizi,Bogorodica
Devizi,Bogorodica
Kompjuterski delovi,Tabanovce
Kompjuterski delovi,Tabanovce
Obleka,AerodromSK
Obleka,AerodromSK
Oprema za tetoviranje, mobilna
Oprema za tetoviranje, mobilna
Pecurki,Tabanovce
Pecurki,Tabanovce
Pumpa za bager, Tabanovce
Pumpa za bager, Tabanovce
Tehnicka stoka,Tabanovce
Tehnicka stoka,Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9