Drejtoria doganore me 14 prill – Dita e doganës shënon 26 vjetorin e ekzistencës së saj si një organ i pavarur shtetëror.

Me këtë rast, sot (11.04.2018) në hapësirat e Muzeut të artit bashkëkohor në Shkup, është mbajtur ceremonia solemne në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të shtetit, Qeverisë, ministrive, korit diplomatik, përfaqësues të shkencës dhe bashkësisë së biznesit, dhe bashkëpunëtor të Drejtorisë doganore. 

Ngjarjen e hapi ministri i Financave dr. Dragan Tevdovski i cili theksoi se Ministria e Financave do të vazhdon në zbatimin e reformave në këtë sektor, si dhe në investimin dhe mbështetjen profesionale të Doganës, duke theksuar se vetëm së bashku  mund të përballemi me sfidat e reja, si rezultat i globalizimit të shpejt të tregtisë dhe sistemeve financiare, të cilat imponojn pritje të reja për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe bashkësisë më të gjërë në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe evazionit fiskal.  

Në ceromoni vëmendje e veçantë iu kushtua zhivillimit të dixhitalizimit të shërbimit doganor, gjegjësisht “Dogana dikur dhe sot”. Duke festuar festën doganore ne kujtojm fillimet e shërbimit doganor. Disa nëpunës doganor të penzionuar përshkruan fillimin e digjitalizimin, ndërsa më pas Drejtori i Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski foli për epokën e re e doganës dixhitale duke theksuar se e njejta ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme punën e doganës. Ai duhet të kuntribuojë në përmirësimin e mundësisë për komunikim e Drejtorisë doganore, përpunimit gjatë zhdoganimit të mallrave, marjes dhe shkëmbimit të informacionit, aktivitete të koordinuara kufitare, bashkëpunim në fushën e zbatimit të ligjeve.   

Gjithashtu, Drejtori theksoi se iniciativa dogan digjitale ka për qëllim zavendësimin e procedurave doganore të cilat bazohen në letra me ato procedura elektronike, në atë mënyrë duke krijuar mjedis më efikas dhe modern doganor në përputhje me zhvillimin global. Njëkohësisht, ai iu referua edhe rezultateve të arritura në vitin 2017, por edhe asaj që do të jetë prioritet në periudhën e ardhshme.  

Në fund Drejtori Tanasoski nëpunësve doganor ua uroi festën dhe u dëshiroi që të jenë bartës të ndryshimeve për një jetë më të mire në Republikën e Maqedonisë.  

Pjesë e festës doganore ishte edhe tema “Heroi të përditshmërisë”, në të cilën disa doganier prezentuan se me çfarë situata dhe ngjarje përballen në punën e përditshme. 

Me rastin e kremtimi të 14 prillit – Ditës së doganës, u oarganizuan edhe disa ngjarje. Gjegjësisht, në rrjedh janë tre fushata “Stop produktet e falsifikuara”, “Paraqiteni korrupsionin”, “ Mos u bënë mushkë”, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësisë publike të qytetarëve në luftën kundër falsifikimeve, korrupsionit dhe pasojat e dëmshme nga tregtia me drogë. 

Tradicionalisht organizohet edhe aksion për dhurimin e gjakut të cilën këtë here nën moton “ Gjaku I juaj shpëton jetën” është planifikuar për me 13 prill.  

 

carinski praznik 4
DSC_5944-001
obrakanje direktor
carinski praznik  3
carinski praznik 2
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5