Me 5 prill 2018 në Korçë është mbajtur takim bilateral në mes delagacioneve të Drejtorive doganore të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Takimi i delagacioneve të udhëhequr nga Drejtorët e dy shërbimeve është mbajtur me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve, e themeluar në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim bilateral doganor mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, bashkëpunimin në suaza të marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) si dhe bashkëpunimi në vendkalimin kufitar.

Delegacionet udhëhequr nga Drejtorët e shërbimeve doganore z. Gjoko Tanasoski dhe znj. Belinda Ikonomi, biseduan për shumë tema me interes për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e kontrollit dhe hetimit në luftën kundër mashtrimeve doganore si dhe në përshpejtimin e kalimit të kufirit në vendkalimet kufitare.    

Në takim u konstatua se bashkëpunimi i të dy shërbimeve doganore është në nivel të lartë, se të dy drejtoritë doganore bashkëpunojnë në implementimin e Marrëveshjes për tregti të lirë në Europën Qendrore (CEFTA) dhe se thellimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi është në interes për ty dy vendet dhe për të rajonin.