Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë ndalur disa tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshëm, me çka përkohësisht janë konfiskuar deviza, miksetë, pjesë nga makina për përzierjen e llaçit, veshje, këpucë, çanta dhe rripa.

Deviza 

- 5.000 euro, të zbuluar në aeroportin Ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të personit shtetas i maqedonisë, i cili ka pasur për qëllim të udhëton me fluturim drejt Bazellit. Udhëtari ka deklaruar se mbart me vete 3.000 euro, por gjatë kontrollit të tij në xhepin e pantallonave janë zbuluar 8.000 euro, për të cilat nuk ka poseduar dokumente të origjinës. Në bazë të dispozitave ligjore udhëtarit iu janë kthyer 3.000 euro të cilat i ka deklaruar, ndërsa 5.000 euro përkohësisht iu janë konfiskuar. Kundër udhëtarit do të ngrehet kundërvajtje për kryerjen e kundërvajtjes devizore.    

Mallra teknik 

- 1 miksetë muzikore me autoparlant dhe 5 pjesë nga makina e përdorur për përzierjen e llaçit, të zbuluar në dy raste të ndryshme, gjatë kontrollit të një autobusi dhe një makine të cilët janë paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. 

Në rastin e parë, në kuti prej kartoni të vendosur në bagazhin e makinës me targa të Zvicrës i drejtuar nga shtetas i maqedonisë është zbuluar 1 miksetë muzikore me autoparlantë.       

Mikseta e padeklaruar përkohësisht është sekuestruar ndërsa kundër udhëtarit do të ngrehet procedurë kundërvajtës.

Në rastin e dytë, në hapësirat e bagazhit të autobusit maqedonas i cili ka qarkulluar në relacionin Itali-Kërçovë, është zbuluar motor, kompresor dhe gypa me pjesë shtesa nga makina e përdorur për përzierjen e llaçit. Mallrat e padeklaruar, në pronësi të ngasësit përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër tij është ngritur procedurë kundërvajtës.  

Veshje 

- 388 copë veshje (çorap, këmisha, xhempere, xhinsa dhe veshje të brendshme) dhe 24 palë këpucë për femra, të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të maqedonisë me të cilin për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë paraqitur tre shtetas të maqedonisë. Mallrat e padeklaruar të cilat janë zbuluar në shumë qese të vendosur në mes karigeve dhe në bagazhin e makinës, përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër ngasësit i cili është paraqitur si pronar i mallit është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës. 

- 75 palë pantallona për femra, 23 çanta për femra dhe 38 rripa për pantallona, të zbuluar gjatë kontrolllit të rimorkios me targa të maqedonisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Mallrat e padeklaruar të cilat janë zbuluar prapa karigeve, nën karigen e bashkëudhëtarit, dhe në kabinën e makinës, përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedursë kundërvajtës. 

- 50 xhaketa gjuetie, të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të maqedonisë me të cilin në vendkalimin kufitar Tabanoc janë paraqitur dy shtetas të maqedonisë. Xhaketat e padeklaruara, të zbuluar në dy valixhe të vendosur në bagazhin e makinës përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër bashkëudhëtarit i cili është paraqitur si pronar i xhaketave, është ngritur procedurë kundërvajtës.  

 

Devizi,Aerodrom SK
Devizi,Aerodrom SK
Jakni, Tabanovce
Jakni, Tabanovce
Masina za malter,Tabanovce
Masina za malter,Tabanovce
Mikseta, Tabanovce
Mikseta, Tabanovce
Obleka, Bogorodica
Obleka, Bogorodica
Obleka,tasni, remeni,Deve Bair
Obleka,tasni, remeni,Deve Bair
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6