Në vendkalimin kufitar Deve Bair, doganierët kanë ndalur  një tentim për kontrabandë të narkotikëve, është zbuluar dhe ndaluar kontrabandë të 10 kg mariuhanë.

Me 27 mars 2018 për dalje nga vendi është paraqitur automobil me targa regjistrimi të Shqipërisë i drejtuar nga shtetas shqiptar. Automjeti është selektuar për kontroll dhe pas kontrollit të kryer në brendësinë e makinës, në një bunker special të bërë janë zbuluar 16 pako me substancë të panjohur. Gjatë kontrollit me tester për drogë është konstatuar prani e THC (tetrahydrocannabinol), e cila tregon se substanca e panjohur është mariuhanë.

Pas marrjes së rastit nga ana e inspektorëve nga Departameni për hetim pranë Drejtorisë doganore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, substanca e panjohur është dërguar për ekspertizë me të cilën u konstatua se bëhet fjalë për mariuhanë.

Drejtoria doganore deri tek Prokuroria Themelore Publike kundër të dyshuarit ka ngritur kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer  vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substanceve psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarit i shqiptoi masë paraburgimi në afat prej 30 ditë.

 

MARIHUANA 005
MARIHUANA 005
MARIHUANA 028
MARIHUANA 028
Previous Next Play Pause
1 2