Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë ndalur shumë tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshme dhe përkohësisht janë konfiskuar cigare, puro, thika për puro, parfume,  deviza dhe pajisjet për sistemet e mbikqyrjes video.

U konfiskuan mallrat në vijim: 

Deviza

- 34.000 euro, të zbuluar nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit personal të dy shtetasve të Maqedonisë të cilët me makinë janë paraqitur për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Në çantë me dokumente të cilën bashkëudhëtarja në makinë e kishte me vete, është gjetur një zarf me 36.000 euro. Sipas rregulloreve, rezidentët mund të nxjerrin nga vendi deri më  10,000 euro duke paraqitur dokumente në lidhje me origjinën e parave, ndërsa është e ndaluar eksportimi i parave mbi 10.000 euro. Për shkak se bashkëudhëtarja nuk ka poseduar dokument për origjinën e parave, iu janë kthyer 2000 euro, shumë që rezidentët mund lirisht ti nxjerrin nga vendi, ndërsa për kundërvajtjen e kryer është inicuar kërkesë për ngritjen e procedursë kundërvajtës.

- 13.950 euro të gjetura në dy raste të ndara në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit personal të dy shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë pasur për qëllim të udhëtojn me fluturim për në Bazel. Në rastin e parë, në xhep të xhaketës të njërit pasagjer janë gjetur 10.000 euro, ndërsa në rastin e dytë, gjithashtu në xhepin e xhaketës së udhëtarit të dytë u gjetën 7.950 euro, të cilat nuk i kanë dokumentet e origjinës. Sipas rregulloreve, të dy pasagjerët iu janë kthyer nga 2,000 euro, një shumë që rezidentët mund lirisht ti nxjerrin nga vendi. Në rastin e parë përkohësisht janë mbajtur 8,000 euro, dhe në rastin e dytë 5,950 euro. Kundër udhëtarëve do të ngrihen kundërvajtje për kryerjen e kundërvajtjeve devizore.

Cigare

- 66 steka cigare, 822 puro dhe 80 thika për puro, të zbuluar në 5 raste të ndryshme në aeroportin ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të valixheve të 5 shtetasve të Maqedonisë.

Cigaret janë zbuluar në valixhet e dy udhëtarëve të cilët kanë dashur të udhëtojn me fluturim, njëri për në Londër ndërsa tjetri për në Kopenhagë, dhe një udhëtare e cila ka dashur të udhëtoj me fluturim për në Malme. 

Purot dhe thikat janë zbuluar në valixhe të dy ushëtarëve të cilët kanë aritur me fluturim nga Malta. Tek njëri udhëtar janë zbuluar 542 puro nga marka të ndryshme dhe 40 thika për prerjen e purove, ndërsa tek udhëtari tjetër janë zbuluar 280 puro nga llojet e ndryshme dhe 40 thika për puro.   

Në të gjitha 5 rastet prodhimet e padeklaruara përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër udhëtarëve do të ngrehet procedura kundërvajtës. 

Parfume dhe deoderant 

- 155 parfume nga 50 ml dhe 12 sete deoderant, të zbuluar në aeroportin ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të valixheve të një shtetasi të maqedonisë i cili ka arritur me fluturim nga Stambolli. Prodhimet e padeklaruara përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër udhëtarit do të ngrehet procedurë kundërvajtës.

Mallra teknik 

- 14 pajisjet për sistemet e mbikqyrjes video nga lloji Atlantis, të zbuluar gjatë kontrollit të një autobusi me targa të maqedonisë i cili ka qarkulluar në relacionin Itali – Maqedoni, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Prodhimet e padeklaruara të zbuluar në dy kuti të vendosur në bagazh, përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër pronarit shtetas i maqedonisë i cili ka udhëtuar me autobus, do të ngrehet procedurë përkatës. 

Cigari 1,Aerodrom SK
Cigari 1,Aerodrom SK
Cigari 2,AerodromSK
Cigari 2,AerodromSK
Cigari 3,Aerodrom SK
Cigari 3,Aerodrom SK
Devizi 1,Aerodrom SK
Devizi 1,Aerodrom SK
Devizi 2,Aerodrom SK
Devizi 2,Aerodrom SK
Parfemi, Aerodrom SK
Parfemi, Aerodrom SK
Puri, Aerodrom SK
Puri, Aerodrom SK
Video-nadzor, Tabanovce
Video-nadzor, Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8