Drejtoria doganore e RM, duke vepruar sipas parregullsive të konstatuara, në muajt janar dhe shkurt 2018 deri te prokuroritë publike kompetente ka parashtruar 11 kallëzime penale kundër 4 personave juridik dhe 10 kundër personave fizik, për shkak dyshimit se kanë kryer vepra penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. “Kontrabandë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Shkelja e të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorimi i pautorizuar i kompanisë në emër të personi tjetër” 

Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve 

Dy kallëzime penale kundër dy personave fizik janë ngritur për shkak ekzistimit të dyshimit bazë se kanë kryer vepër penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga të cilat:  

-Një kallëzim penal është ngritur deri te Prokuroria Publike Themelore Veles kundër personit E.P shtetas i Greqisë, i cil me 28.01.2018 me kamion me targa të Greqisë është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Kamioni është selektuar për kontroll detal ku në pjesën e ngarkimit janë vërejtur 4 paleta prej druri në të cilët ishin të vendosur 95 thasë polietelike, me peshë prej 20 kg të cilat është dashur të jenë të mbushura me oriz me prejardhje nga Kamboxha. Gjatë kontrollit të thasëve është konstatuar se në 75 thasë ka të fshehur edhe nga një thesë aluminiumi të mbushur me mariuhanë me peshë prej 309, 6 kg. I dyshuari është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Veles i cili i shqiptoi masë paraburgimi me afat prej 30 ditë.

-Një kallëzim penal është ngritur deri te Prokuroria Publike Themelore Kumanovë kundër personit R.B shtetas i Bullgarisë, i cili me datë 25.01.2018 me makinë me targa të Bullgarisë është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Tabanoc. Pas kontrollit të makinës janë zbuluar 71 pako të mbushur me mariuhanë me peshë prej 17,7 kg. I dyshuari është nxjerë para gjykatësit të procedursë paraprake në Gjykatën Themelore Kumanovë i cili i shqiptoi masë paraburgimi në afat prej 30 ditë. 

Kontrabandë 

Tre kallëzime penale janë ngritur kundër tre personave fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Kontrabandë” nga të cilat:

-Një kallëzim penal është ngritur deri te Prokuroria Publike Themelore Gjevgjeli kundër personit R.S shtetas i Turqisë, i cili me 03.01.2018 si ngasës i autobusit me targa të Turqisë është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Gjatë kontrollit të autobusit nga ana e doganierëve, në hapësirën të dedikuar për bagazh të ngasësit janë zbuluar një numër i madh i i qeseve prej letre të mbushur me material farë (farë për domate, pjepër, piper i kuqë) me vlerë të përgjishme prej 991.500,00 denarë. Në këtë mënyrë i dyshuari duke i ikur kontrollit doganor ka transferuar mallra të padeklaruar me vlerë më të madhe. I dyshuari është nxjerë para gjykatësit të procedursë paraprake në Gjykatën Themelore Gjevgjeli, ku është sjellë aktgjykim në bazë të propozim-marrëveshje me të cilën është shpallur si fajtor dhe iu është shqiptuar dënim me para, si dhe dënim dëbim nga vendi i shtetasit të hauj në afat prej 2 viteve..

-Një kallëzim penal është ngritur deri te Prokuroria Publike Themelore Kumanovë kundër personit T.M shtetas i Maqedonsië, i cili me datë 31.01.2018 si bashkëudhëtar në makinë me targa të italisë është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Gjatë kontrollit detal e të dyshurit në pallton të cilin e kishte me vete, të mbështjellur dhe të lidhur në çorape janë zbuluar stoli ari të përdorur, lloje dhe dimesnione të ndryshme, dy lira dhe orë dore të përdorur ROLEX-TUDOR, me vlerë prej 29.000,00 euro.  

I dyshuari është dorëzuar te gjykatësi i procedursë paraprake në Gjakytën Themelore Kumanovë ku iu është shqiptuar masa e kujdesit marrja e pasaportës..

-Një kallëzim penal është ngritur deri te Prokuroria Publike Themelore Gjevgjeli kundër personit C.J shtetas i maqedonisë, i cili me 13.01.2018 si ngasës i kamionit me targa të maqedonisë është paraqitur për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Kur ka arritur në kufi i dyshuari kamionin e ka parqitur si të zbrazur, por gjatë kontrollit të kontejnerit i cili ishte i ngarkuar në kamion, doganierët kanë zbuluar gjithsejtë 350 pako me file pule të ngrirë me origjinë nga Brazili, me vlerë prej 337.881,00. Në këtë mënyrë i dyshuari duke i ikur kontrollit doganor ka transferuar mallra të padeklaruar me vlerë më të madhe. Malli i cili është lëndë e veprës penale, si dhe mjetet transportuese të cilët janë përdorur për transportin e mallit të kontrabanduar, përkohësisht janë konfiskuar me vërtetim për konfiskim të përkohëshëm të mallrave pa urdhër.  

Falsifikimi i dokumenteve 

Tre kallëzime penale janë ngritur kundër tre personave juridik dhe katër personave fizik për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Falsifikimi të dokumenteve” nga të cilët:

-Një kallëzim penal është ngritur deri te Prokuroria Publike Themelore Gjevgjeli kundër personit juridik nga Shkupi dhe personave fizik B.J dhe V.P që të dy shtetas të Maqedonisë të cilët me 19.01.2018 gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, duke transportuar mallra me kamion me targa të maqedonisë, doganierëve u kanë treguar Vërtetim që kamioni mund të transporton mallra me plombë doganore, në të cilën doganierët kanë vërejtur korigjim të datës së vlefshmërisë, gjegjësisht kanë vërejtur se me korektor dhe me stilolaps janë korigjuar datat e dhënies dhe vlefshmërisë së vërtetimit. Si datë e dhënies është shënuar 10.02.2018, ndërsa si datë deri kur vlen vërtetimi është shënuar data 20.02.2020. Gjatë kontrollit të aplikacionit ku futen të dhënat për dhënien dhe afatin e vlefshmërisë të vërtetimit është konstatuar se afati i vlefshmërisë së vërtetimit është deri me 20.02.2016.  

-Nga një kallëzim penal është ngritur deri tek Prokuroria Publike Ohër dhe Prokuroria Publike Shkup, kundër dy personave juridik, njëra me seli në fshatin Zlesti Belqishta, ndërsa tjetra me seli në Shkup dhe personave përgjegjës të tyre M.J nga fshati Zlesti Belqishta dhe S.J nga Shkupi. 

Në rastin e parë, me datë 24.11.2016 në njësinë doganore Ohër për nevojat e personit juridik të paraqitur nga fshati Zlesti Belqishta, me një deklaratë importuese janë doganuar rafte metalike dhe tablo elektrik të përdorur me prejardhje nga Republika e Gjermanisë.    

Në rastin e dytë me datë 29.09.2017 në njësinë doganore Shkup 3, për nevojat e personit juridik të paraqitur nga Shkupi, me një deklaratë importuese kanë doganuar makinë të përdorur i llojit Folksvagen Sharan 2.0 D me prejardhje gjithashtu nga Republika e Maqedonisë.    .

Të dy importuesit në momentin e importit kanë paraqitur deklarata për prejardhje preferenciale të prodhimeve të cilat janë lëndë e importit dhe të dy importuesve iu është lejuar trajtim preferencial tarifor, me çka prodhimet janë doganuar me normë doganore të lejuar. Për shkak të dyshimit në besueshmërinë e provave të dorëzuar për prejardhje preferenciale, Drejtoria doganore ka kërkuar kontroll plotësues tek organi doganor i huaj, nga ku është marrë përgjigje se importuesit e mallrave nuk i kanë dhënë dhe nuk i kanë nënshkruar deklaratat lëndore për prejardhje në faturat e paraqitura. Në këtë mënyrë personat juridik dhe personat përgjegjës të tyre në procedurat doganore për import dëshmitë e rejshme për prejardhje i kanë përdorur si të vërteta, me çka kanë bërë vepër penale për të cilën janë të dyshuar.   

“Shkelja e të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorimi i pautorizuar i kompanisë në emër të personi tjetër”   

-3 kallëzime penale janë ngritur deri tek Prokuroria Publike Themelore Shkup kundër personi juridik nga Tetova dhe personit përgjegjës të tyre, shtetas të maqedonisë nga Tetova, për shkak ekzistimit të dyshimit se në tre raste të ndryshme kanë kryer vepër penale shkelje e së drejtës nga pronësia industriale dhe përdorim i paautorizuar i kompanisë në emër të personi tjetër, gjegjësisht kanë importuar mallra të cilët janë lëndë e mbrojtjes të së drejtës nga pronësia industriale me qëllim që të mashtrojnë blerës.   

Në rastin e parë, me datë 06.10.2017 në njësinë doganore Shkup 1 për nevojat e personit juridik me një deklaratë doganore është paraqitur mall me prejardhje nga Republika e Turqisë. Pas kontrollit të mallit të deklaruar, doganierët kanë zbuluar 826 copë veshje (bluza, pizhame, këmisha, xhinse, tuta të poshtme dhe komplet tuta për fëmijë dhe të ritur) me shenjë të markave të mbrojtura tregtare. Për shkak dyshimit se me mallrat e përmendur shkelen të drejtat e pronësisë intelektuale, Drejtoria doganore përkohësisht ka konfiskuar mallrat dhe ka ngritur procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të tyre. 

Në rastin e dytë, me 12.10.2017 г me datë 06.10.2017 në njësinë doganore Shkup 1 për nevojat e personit juridik me një deklaratë doganore është paraqitur mall me prejardhje nga Republika e Turqisë. Pas kontrollit të mallit të deklaruar, doganierët kanë zbuluar 95 copë veshje (bluza dhe këmisha) me shenjë të markave të mbrojtura tregtare.