Drejtoria doganore vazhdimisht i përmirëson proceset e brendëshme me qëllim mbrojtjen e interesave financiare të RM, lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare me modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimit doganore dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore, mirmbajtjen dhe përparimin e një mjedisi konkurues ekonomik, si dhe realizimin e politikave ekonomike të Qeverisë së RM.

Pas kontrollit sertifikues të plotësimit së kërkesës të standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015 nga ana e trupit sertifikues MKD Sertifikat Drejtoria doganore ka fituar këtë këtë sertifikat.

Gjegjësisht, Drejtoria doganore në vitin 2013 ka fituar sertifikatin ISO 9001:2008 për menaxhimin me kualitet. Angazhimi i Drejtorisë doganore drejt kualitetit, shfrytëzuesit dhe klientët gjatë viteve i çoi në zhvillimin e proçeseve dhe procedurave që rezultoi në marrjen e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015.

Posedimi i sertifikatit për sistem të menxhimit me kualitet do të thotë se të gjitha proceset dhe procedurat të cilat zbatohen në Drejtorinë doganore, si dhe shërbimet të cilat i jep dhe i ofron palëve të interesuar janë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2015 dhe në drejtim të përmirësimit të vazhdushëm të punës dhe plotësimit të kërkesave të të gjitha palëve të interesuar. E gjithë kjo paraqet edhe një vërtetim për punën e suksesshme të Drejtorisë doganore.

 

Image-1
Image-1
Sertifikat_ISo_9001_2015
Sertifikat_ISo_9001_2015
Previous Next Play Pause
1 2