Në javën e kaluar, doganierët kanë ndalur tentim për kontrabandë të mariuhanës dhe kanë zbuluar një mashtrim dhe disa tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë mbajtur deviza, veshje dhe rripa për shtërngimin e ngarkimit.

Konfiskohet malli në vijim: 

Mariuhanë 

Në vendkalimin kufitar Deve Bair, doganierët në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë ndalur tentim për kontrabandimin e rreth 88 kg mariuhanë.

Me 27.02.2018 për dalje nga vendi është paraqitur kamion me rimorkio i zbrazët me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga shtetas  Shqiptar. Gjatë kontrollit detal të automjetit ku në brendësinë e rimorkios janë zbuluar rreth 88 kg substancë e panjohur të gjelbërt, të cilën me tester për drogë është konstatuar se bëhet fjalë për mariuhanë. Droga dhe personi iu janë dorëzuar MPB për procedurë të mëtejshme.    

Deviza 

- 7.500 euro, të zbuluar gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Maqedonisë i cili ka udhëtuar me automobil me targa të Bullgarisë, i cili në vendkalimin kufitar Tabanoc është paraqitur për dalje nga vendi. Tek udhëtari janë zbuluar 9.500 euro për të cilët nuk ka poseduar dokument për prejardhje. Në përputhje me dispozitat ligjore udhëtarit i janë kthyer 2.000 euro, shumë për të cilën rezidentët mund lirisht të nxjerrin nga shteti, ndërsa për kundërvajtjen e kryer është ngritur procedurë kundërvajtës. 

Veshje 

- 4.200 copë veshje (bluza, çorap, veshje të brendshme dhe peshqir) të zbuluar nga ana e ekipeve mobile gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Turqia, të dedikuar për importues nga Strumica, i paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1. Prodhimet e padeklaruara të cilat nuk janë përfshirë me deklaratën doganore përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër importuesit do të inicohet kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës.  

Rrip për shtërngimin e ngarkimit

- 110 copë rripa për shtërngimin e ngarkimit pëe kamion, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i cili në vendkalimin kufitar Novo Sellë është paraqitur për hyrje në vend. Mallrat e padeklaruar të zbuluar në krevatin dhe para karigës së bashkëudhëtarit në kabinën e kamionit përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër ngasësit do të ngrehet procedurë përkatëse.

 

Devizi,Tabanovce avtopat
Devizi,Tabanovce avtopat
Obleka, mobilna
Obleka, mobilna
Remeni za tovar,Bogorodica
Remeni za tovar,Bogorodica
Marihuana,Deve Bair
Marihuana,Deve Bair
Previous Next Play Pause
1 2 3 4