Nën organizimin e Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) pranë Ambasadës së SHBA në Republikën e Maqedonisë, në periudhën prej 26-28 shkurt është mbajtur trajnim për 24 nëpunës doganor dhe policë kufitar për përforcimin e aftësive për vëzhgimin e sjelljes.

Pjesëmarrësit trajnimin e kanë ndjekur në klasë, kanë punuar studime  dhe ushtrime praktike, të gathsëm për përforcimin e aftësive të nëpunësve doganor dhe policisë kufitare për vëzhgim, intervestim dhe identifikim të kontrabanduesve me mallra ilegal dhe armë për shkatrim masovik, kriminelëve dhe terroristëve.

Ceremonia e mbylljes është mbajtur sot me 28.02.2018, Drejtori i Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski shprehi falimenderim deri te Programi për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare, të mbështetur nga Qeveria e SHBA përmes të cilës janë realizuar shumë donacione të pajisjeve që përdoren në punën e përditshme të nëpunësve doganor dhe për përgatitjen e tyre profesionale përmes trajnimeve të specializuara, seminare dhe konferenca.

Drejtori Tanasoski dhe Këshilltari Rajonal i Programit EXBS z. Xhorxh Klark pjesëmarësve në trajnim iu dorëzuan çertfikat për trajnimin e përfunduar.

Image-1(2)
Image-1(2)
Image-1
Image-1
Previous Next Play Pause
1 2