Me 27.02.2018 në hapësirat e Drejtorisë doganore është realizuar takim në mes Drejtorit të Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski dhe Drejtorit Gjeneral të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore (SELEC) znj. Snezhana Maleeva.

Në takim u theksuan përfitimet nga bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm në suaza të aktiviteteve të cilat realizohen në Qendrën dhe u konstatuan rezultatet nga bashkëpunimi si dhe përfitimet në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar.

Drejtoria Doganore ka shprehur mbështetjen për punën e Qendrës dhe interesimin për pjesëmarrjen e mëtejshme në aksionet e përbashkëta të cilat realizohen në suaza të saj, si dhe interesin për shkëmbimin e informacioneve, njohurive dhe praktikave më të mira në përmirësimin e bashkëpunimit me Qendrën dhe shtetet të cilët marrin pjesë në punën e tyre. Në takim u theksua angazhimi përmes përdorimit të mjeteve në dispozicion dhe përfitimet të cilat i ofron Qendra, për organizim më efikas të luftës kundër mashtrimeve doganore, tregtisë së paligjshme dhe luftës kundër krimit.

 

Image-1
IMG_20180227_145546
Previous Next Play Pause
1 2