Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë zbuluar një mashtrim doganor dhe kanë ndalur shumë tentime për kontrabanda të mallrave të ndryshëm dhe janë konfiskuar përkohësisht stoli ari, gurë të çmuar, makinë me bunker, celularë, orë dore, veshje, syza 3D, cigare, kafe dhe mallra të falsifikuar.   

Konfiskohet malli në vijim: 

Stoli ari, gurë të çmuar dhe mallra teknik

- 30 copë stoli ari, 1 para prej ari, 2 laptop të përdorur, 2 celularë të përdorur, 1 orë dore të përdorur dhe 973 gurëz të çmuar, të zbuluar në dy raste të ndryshme në aeroportin Ndërkombëtar Shkup.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Shqipërisë i cili ka arritur me fluturim nga Stokholmi dhe kontrollit të bagazhit të tij, janë zbuluar 30 copë stoli ari (unaza, bylyzyk, zinxhir, vathë dhe medalion) me peshë prej 230 gramë, 1 para prej ari me peshë prej 8 gramë, 2 laptop të përdorur MacBook, 2 celularë të përdorur Iphone dhe 1 orë dore të përdorur МontBlanc.  Mallrat e padeklaruar përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër personit do të ngrehet procedurë përkatëse. 

Në rasdtin e dytë, gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Turqisë i cili ka aritur me fluturim nga Stambolli, në xhepat e pantollonave të tij janë zbuluar 11 qese me gjithsejt 973 gurëz të çmuar me vlerë prej 4.720 dollar amerikan. Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar ndërsa kundër udhëtarit do të ngrehet procedurë kundërvajtës. 

Veshje dhe syza 3D

- 6.915 copë veshje dhe çarshaf (këmisha, pizhame, tuta të poshtme, bluza, fustane, batanie për fëmijë, çarshaf për fëmijë dhe komplete për fëmijë), të zbuluar nga ekipi mobil gjatë kontrollit të mallit me prejardhje nga Turqia, të dedikuar për importues nga Shkupi, i paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1. Mallrat e padeklaruar të cilat nuk janë përfshirë në deklaratën doganore përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër importuesit do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e procedursë kundërvajtës.    

- 90 maica dhe 100 palë syza 3D, të zbuluar gjatë kontrollit të dërgesës të dedikuar për importues nga Shkupi, të paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Aeroport Shkup. Mallrat të cilat nuk janë përfshirë me dokumente doganore, përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër importuesit është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedursë kundërvajtës. 

Automjet me bunker 

- automobil Volkswagen Touran me targa regjistrimi të Gjermanisë, në të cilin ekipet mobile doganore kanë zbuluar 2 bunker. Automjeti i drejtuar nga shtetas i Sllovenisë është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Gjatë kontrollit të automobilit janë zbuluar dy bunker të projektuar për kontrabandë të mallrave. Automobili përkohësisht është konfiskuar ndërsa kundër është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës..

Cigare dhe kafe

- 17 shteka cigare MARLBORO dhe KARELIA S, të zbuluar gjatë kontrollit personal të një shtetasi të Maqedonisë i cili është paraqitur në këmbë në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruar të zbuluar në xhepat e palltos, tutat dhe pantallonat e udhëtarit përkohësisht janë mbajtur ndërsa kundër udhëtarit është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës. 

- 24 kg kafe ekspreso Caffe Vero, të zbuluar gjatë kontrollit të automobilit me targa të maqedonisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Jazhincë. Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar ndërsa kundër ngasësit është ngritur procedurë kundërvajtës.  

Mallra për të cilin ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale 

- 899 copë veshje (bluza, pallto për femra, fustane, tuta për fëmijë, komplete për fëmijë dhe çorape) me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar nga ana e ekipeve mobile doganore gjatë kontrollit të mallrave të ndryshëm me origjinë nga Turqia, të dedikuar për firmë nga Strumica. 

Për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, mallrat përkohësisht janë konfiskuar dhe sipas dispozitave ligjore do të ngrehet procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të tyre.  

Vlera tregtare e prodhimeve të dyshuara është llogaritur rreth 620 mijë denarë, në qoftë se do të shiteshin si origjinale. 

Mashtrim 

Në njësinë doganore Kavadari është zbuluar  tentim pë shmangien e tatimeve importuese me klasifikim i gabuar të mallrave.

Importues nga Kavadari ka paraqitur për doganim importues mallra të ndryshëm ndër të cilat edhe 3 sete mjete të dorës, të deklaruar me shenjë tarifore me normë të të dhënave doganore prej 5% dhe norma e TVSH prej 18%. Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe kontrollit fizik të mallrave është konstatuar se setet klasifikohen me shenjë tarifore tjetër për të cilën në përputhje me Udhëzuesin për doganim janë përcaktuar normat e të dhënave doganore prej 10% dhe norama e TVSH prej 18%..    . 

Në bazë të shenjës së re tarifore të përcaktuar janë përllogaritur të dhëna importuese shtesë  në shumë prej 5 mijë denarë, ndërsa kundër importuesit është përgatitur proçesverbal për klasifikimin e mallrave sipas tarifës doganore dhe është ngritur procedurë kundërvajtës.

 

Cigari, Bogorodica
Cigari, Bogorodica
Dragi kamenja,Aerodrom
Dragi kamenja,Aerodrom
Kafe, Jazince
Kafe, Jazince
Maici, 3D ocila,Aerodrom
Maici, 3D ocila,Aerodrom
Obleka i postelnina, mobilna
Obleka i postelnina, mobilna
Vozilo so bunker, mobilna
Vozilo so bunker, mobilna
Zlaten nakit, mobilni, lap-top,Aerodrom
Zlaten nakit, mobilni, lap-top,Aerodrom
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7