Drejtori i Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski ka marrë pjesë në puntori për lehtësimin e tregtisë i cili është mbajtur me 22 shkurt 2018, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë. 

Puntoria u organizua nga Projekti i USAID-it për ngritjen ekonomike regjionale –USAID Reg përmes Qendrës për politika zhvillimore IDEAS Depo në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Maqedoniosë Veriperendimore dhe Odën Ekonomike për teknologji informatike dhe komunikative MASIT, si pjesë e aktiviteteve për përkrahje të institucioneve në Republikën e Maqedonisë në zbatimin e reformave për lehtësimin e tregtisë.  

Qëllimi kryesor i puntorisë ishte njoftimi i bashkësisë së biznesit për inicijativat e reja globale dhe regjinale drejt përshpejtimit dhe thjeshtëzimit të procedurave në tregtinë ndërkufitare dhe detyrimet të cilat dalin nga ato për Republikën e Maqedonisë, si dhe njoftimin e kompanive me rezultatet e anketës për pengesat në procedurat ndërkufitare të realizuar nga ana e projektit dhe IDEAS DePo gjatë vitit 2017..

Pjesëmarrës në puntori ishin kompani puna dhe rezultatet e të cilëve lidhët ngushtë dhe drejtpërdrejtë mvaren nga rrjedhja efikase e procedurave për import, eksport dhe tranzit të mallrave si dhe përfaqësues nga institucionet kompetente. 

Drejtori i Drejtorisë doganore të RM e hapi puntorinë dhe theksoi se vetëm për shkak se ekonomia e maqedonisë në masë të madhe mvaret nga prania dhe konkurenca e kompanive vendase në tregjet rajonale dhe globale, Drejtoria doganore aktivitetet e saja në mënyrë intenzive përqendrohet drejt implementimit e praktikave më të mira me qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të mallrave nga dhe në Republikën e Maqedonisë.  

Fjalim mbajtën edhe Gordana Tosheva, koordinator rajonal e aktiviteteve për lehtësimin e tregtisë Projekt i USAID-it për ngritje ekonomike rajonale – REG, Gjino Shkrijel Kryetar i grupacionit të shpediterëve ndërkombëtar dhe operatorëve logjistik pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Biljana Dodevska këshilltar shtetëror për eurointegrime dhe bashkëpunim ndërkombëtar tregtar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Zlatko Veterovski ndihmës drejtor në sektorin për sistem doganor në Drejtorinë doganore të RM. Ato theksuan se zbatimi i suksesshëm i Marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë në Maqedoni do të nënkuptoj përfshirje direkte e institucioneve shtetërore dhe sektorit privat. Prandaj, Marrëveshja parasheh që çdo vend të vendos mekanizëm për dialog dhe koordinim, i ashtuquajtur Komitet Nacional për lehtësimin e tregtisë, i cili do ti planifikon dhe koordinon aktivitetet për lehtësimin e tregtisë dhe në të cilin përreth institucioneve kompetente për procedurat në tregtinë ndërkombëtare do të përfshihen edhe përfaqësues nga sektori i biznesit. 

Përveç ratifikimit e marrëveshjes së OBT, Republika e Maqedonisë paralelisht i realizon edhe bisedimet me anëtarët e CEFTA-s me çka të gjitha vendet nga CEFTA marrëveshja njëzëri e miratuan Protokolin e 5 plotësues, si dokument i detyrueshëm me të cilin vendet nënshkruese obligohen të realizojnë aktivitete konkrete për përshpejtimin e mëtutjeshëm e qarkullimit të mallrave në tregtinë e tyre reciproke. Dispozitat e Protokollit 5 janë në masë të madhe të bazuar dhe harmonizuar me kërkesat e marrëveshjes së OBT për lehtësimin e tregtisë – theksoi Ilir Shabani udhëheqës i sektorit për bashkëpunim tregtar ndërkombëtar pranë Ministrisë së Ekonomisë. 

4
4
1
1
Previous Next Play Pause
1 2