Në javën e kaluar, doganierët kanë ndalur disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshëm, ku përkohësisht janë konfiskuar mishë pule i ngrirë, birrë, veshje dhe mallra të falsifikuar.

Konfiskohen mallrat në vijim:

Ushqim dhe pije

- 4.200 kg file pule të ngrirë, të zbuluar nga ana e ekipeve mobile gjatë kontrollit të kamionit me targa të vendit i drejtuar nga shtetas i maqedonisë, i cili është paraqitur në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi. Ngasësi i kamionit ka paraqitur se transporton kontejner të zbrazt të cilin duhet ta kthen në portin e Selanikut. Megjithëatë doganierët e kan selektuar për kontroll dhe në brendësinë e kontejnerit kanë vërejtur ndryshime në pjesën e përparme, ku kanë zbuluar hapësirë të posaçme të mbushur me 350 pako me mishë të ngrirë. Mishi i padeklaruar vlera e të cilit është llogaritur 338 mijë denarë përkohësisht është konfiskuar ndërsa kundër ngasësit të kamionit do të ngrehet kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Kontrabandë”.

- 166 litra birrë (363 shishe prej 0,5 dhe 0,33 litra) nga marka të ndryshme, të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Birrat e padeklaruar të cilat janë zbuluar në tre valixhe, tre çanta dhe në disa qese dhe kuti prej kartoni të vendosur nën kariget e përparme dhe të pasme dhe në bagazhin e makinës përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit do të ngrehet procedurë përkatëse.

Veshje dhe aksesorë mode

- 160 copë veshje për fëmijë, të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të Bullgarisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Delçevë. Mallrat e padeklaruar të cilat janë zbuluar në bagazhin e makinës përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit do të ngrehet procedurë kundërvajtës.

- 124 copë prodhime të ndryshme (veshje, çanta, kuleta, bizhuteri dhe kuti dekorative), të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të Maqedonisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë. Mallrat e padeklaruar të cilat janë zbuluar prapa karigeve të përparme dhe në bagazhin e makinës përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit është ngritur procedurë kundërvajtës. 

Mall për të cilin ekziston dyshimi se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale

- 77 palë syza për diell me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar në njësinë doganore Aeroport, gjatë kontrollit të dërgesës nga Singapuri të dedikuar për person fizik nga Kosova. Për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, syzat përkohësisht janë konfiskuar dhe sipas dispozitave ligjore do të ngrehet procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të tyre

 

Obleka, Delcevo
Obleka, Delcevo
Pilesko meso,Mobilna
Pilesko meso,Mobilna
Pivo,Tabanovce
Pivo,Tabanovce
Razna stoka, Blace
Razna stoka, Blace
Previous Next Play Pause
1 2 3 4