Sot (12.02.2017) në hapësirat e Drejtorisë doganore është mbajtur takim ndërmjet Drejtorit të Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski dhe z. Xhorxh Klark këshilltar rajonal të Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare në Qeverinë e  SHBA.

Programa për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare, financuar dhe përkrahur nga ana e Departamentit të shtetit dhe Ministrisë së sigurisë të SHBA, në vitet e fundit siguron ndihmë dhe përkrahje për punën doganore përmes donacionit të pajisjeve operative si dhe trajnimeve të specializuara për përgatitjen profesionale e nëpunësve doganor.

Në këtë drejtim, në takimin e sotëm oficialisht u dhurua pajisje e cila si donacion është siguruar për përkrahje të Drejtorisë doganore. Pajisjet e dhuruara përfshin sistem për kontroll me videoskop, instrument për matje dhe mjete dore e cila kap shumën prej 18 mijë dollar amerikan.

Kjo pajisje është pjesë e punës së përditshme të doganierëve dhe luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e kapaciteteve operative të Drejtorisë doganore dhe arritjes së rezultateve më efektive në mbrojtjen e kufijve dhe shoqërisë në tërësi.

Donacija EXBS
Donacija EXBS
Donacija EXBS 1
Donacija EXBS 1
Previous Next Play Pause
1 2