Gjatë periudhës së kaluar doganierët kanë zbuluar mashtrime doganore dhe kanë ndalur shumë tentime për kontrabandë të mallrave të ndryshëm, përkohësisht janë mbajtur veshje, falsifikate, jastëk, mbulesa, masazher, komponenta për ushqim, viagra, detektor metalik, cigare, televizor, autopjesë etj.

Konfiskohen mallrat në vijim:

Veshje, mbulesa, jastëk etj

- 24.275 copë veshje të padeklaruar (bluza, çorap, tuta, xhinse dhe të brendshme) dhe 250 copë veshje (bluza dhe xhinse) me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar nga ekipi mobile, gjatë kontrollit të mallit me prejardhje nga Turqia, të dedikuar për importues nga Tetova, i cili është paraqitur për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1. Prodhimet e padeklaruara dhe prodhimet të cilat ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësis intelektuale përkohësisht janë konfiskuar. Kundër importuesit do të inicohet procedurë kundërvajtës për importin e prodhimeve të padeklaruar, ndërsa për mallrat e dyshuara do të inicohet procedurë për konstatimin e origjinalitetit të tyre.

- 9.390 copë mallra të padeklaruar, me vlerë prej rreth 267 mijë denarë, të zbuluar nga ekipi mobil gjatë kontrollit të mallit me prejardhje nga Turqia, të dedikuar për importues nga Shkupi i cili është paraqitur për doganim në njësinë doganore Shkup 2. Malli i cili nuk është përfshi në deklaratën doganore përkohësisht është konfiskuar, ndërsa kundër importuesit do të parashtrohet kërkesë për ngritjen e porcedurës kundërvajtës.

- 456 komplete për fëmijë (pantallona, bluza, kapela), të zbuluar gjatë kontrollit të autobusit turk i cili ka qarkulluar në relacionin Turqi- Maqedoni, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar bogorodicë. Mallrat e padeklaruar të cilat janë zbuluar në hapësirat  e bagazhit të autobusit përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër pronarit shtetas i maqedonisë i cili ka udhëtuar me autobus do të inicohet procedurë përkatëse.

- 35 prodhime të ndryshme (jastëk, mbulesa, masazher etj) të zbuluar gjatë kontrollit të automobilit me targa të serbisë i drejtuar nga shtetas i serbisë i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Mallrat e padeklaruar të zbuluar në bagazhin dhe në karriget e pasme të makinës përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit është ngritur procedurë kundërvajtës.

- 35 komplete sportive për fëmijë, zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të greqisë i praqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Mallrat e padeklaruar nga të cilat 22 komplete kanë qenë me logo të markave të mbrtojtura tregtare janë zbuluar në bagazhin e makinës. Të njejtat përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër ngasësit do të inicohet procedurë përkatëse.  .  

Komponenta për ushqim, Viagra, dhe metal detektor

- 600 qese Complan prej 57 gramë, pluhur për përgatitjen e ushqimit dietal për qëllime speciale mjekësore, 56 tableta Viagra dhe 1 metal detektor Pillar, zbuluar gjatë kontrollit të furgonit me targa të britanisë i drejtuar nga shtetas i Britanisë, i cili është praqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Novo Sellë. Malli i padeklaruar është zbuluar në bagazhin e makinës dhe përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit do të ngrihet procedurë përkatës.

Cigare dhe material farash

- 32 qese me material farash dhe 24 shteka cigare, të zbuluar në dy raste të ndryshme në vendaklimin kufitar Dojran.

Në rastin e parë, në çantë të vogël janë zbuluar 32 qese me një total prej 26.000 farë (domate dhe pjepra) me vlerë prej 110 mijë denarë, gjatë kontrollit të makinës me targa të serbisë i drejtuar nga shtetas i Serbisë i cili është paraqitur për hyrje në vend. Malli i padeklaruar është konfiskuar ndërsa kundër ngasësit do të ngrehet procedurë përkatëse.

Në rastin e dytë, janë zbuluar 24 shteka cigare Mallboro në furgon i drejtuar nga shtetas i maqedonisë. Cigaret e padeklaruara përkohësisht janë konfiskuar ndërsa kundër ngasësit është dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës

Materiale dhe instrumente stomatologjike

- 3.970 copë materiale dhe instrumente stomatologjike të ndryshme, me vlerë prej rreth 325 mijë denarë, të zbuluar gjatë kontrollit të makinës me targa të Rumunisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Mallrat e padeklaruar të zbuluar në dy çanta dhe 1 qese të vendosur në bagazhin e makinës, përkohësisht janë konfiskuar, ndërsa kundër ngasësit të makinës do të ngrehet procedurë përkatës.. 

Auto pjesë dhe mallra teknik

- 4 pjesë rezervë për kamion DAF, të zbuluar nga ana e ekipeve mobil gjatë kontrollit të makinës me të cilin për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair janë paraqitur dy shtetas të Maqedonisë. Malli i padeklaruar në pronësi të bashkëudhëtarit është zbuluar në bagazhin e makinës të mbuluar me çarçaf dhe jastëk. Malli përkohësisht është konfiskuar ndërsa kundër pronarit është parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës.

- 1 Televizor SAMSUNG 75, të zbuluar gjatë kontrollit të makinësme targa të Austrisë i drejtuar nga shtetas Austriak i cili është paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Tabanoc. Televizori i padeklaruar i cili është gjetur në baagazhin e makinës i mbluar me batanie përkohësisht është konfiskuar, ndërsa kundër ngasësit ësht[ ngritur procedurë kundërvajtës. 

Mallra për të cilët ekziston dyshimi se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale

- 216  copë veshje për fëmijë  (tuta të poshtme, xhempere dhe xhinse) dhe 30 kg qese dekorative, me logo të markave të mbrojtura tregtare, të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Turqisë i ngarkuar me mallra me origjinë të turqisë të dedikuar për importues nga Kosova. Mallrat e dyshuar përkohësisht janë konfiskuar për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektual dhe sipas rregullave ligjore do të inicohet procedurë për përcaktimin e origjinalitetit të tyre.

- 100 orë dore, 50 kontrollues pa tel dhe 1 sistem multimedial për automobil me logo të markave të mbrojtura tregtare, të zbuluar në njësinë doganore Aeroport gjatë kontrollit të tre dërgesave të shpejta.

Në rastin e parë gjatë kontrollit të dërgesës nga dërguesi nga Singapuri, të dedikuar për person fizik nga Kosova, janë zbuluar 100 ora dore.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të dërgesës nga Kina të dedikuar për kompani nga Shkupi, janë zbuluar 50 kontrollues pa kabllo për Play Station, ndërsa në rastin e tretë gjatë kontrollit të dërgesës nga Kina, të dedikuar për person fizik nga Velesi, është zbuluar 1 sistem multimedijal për makinë. Në të tre rastet prodhimet e dyshuara përkohësisht janë konfiskuar për shkak të dyshimit se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe sipas dispozitave ligjore do të ngrehet procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të tyre.

Mashtrim

Në njësinë doganore Gjevgjeli, importues nga Resnja ka paraqitur për doganim vaj ulliri, të klasifikuar me shenjë tarifore me normë të të dhënave doganore prej 0% dhe TVSH prej 5%.  Për shkak të dyshimit në klasifikimin e drejtë të mallit, është marë mostër dhe është dërguar në hetim në laboratorin doganore, nga ku është marrë përgjigje se vaji i ullirit duhet të klasifikohet në shenjë tjetër tarifore për të cilën janë përcaktuar norma për të dhënat doganore prej 15% dhe TVSH prej 5%. Në bazë të shenjës së re tarifore të caktuar, detyrimet shtesë e importit llogariten në vlerë rreth 303 mijë denarë.

Në njësinë doganore Kavadari, importues nga Negotina ka deklaruar për import mallra “foli plastike të përforcuar me material tekstili”, “qese për paketim”, me shenja tarifore me normë të të dhënave doganore 5%, 6%, 6% dhe 0% dhe TVSH prej 18% për të gjithë mallrat. Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe kontrollit detal të mallit doganierët kanë konstatuar se mallrat e theksuar duhen të klasifikohen në shenjë tarifore krejtësisht tjetër për të cilat janë paraparë norma më të larta për të dhënat doganor edhe atë prej 6,5%, 12,5%, 6,5% dhe 6,5%. Njësia doganore Kavadari ka përgatitur proçesverbal për klasifikim të mallit sipas tarifës doganore, në bazë të së cilës llogariten të dhënat doganore plotësuese prej rreth 9 mijë denar, dhe ka realizuar procedurë kundërvajtës me dënime mandate kundër përfaqësuesit doganor.

Në njësin doganore Strugë  është ndalur tentim për hyrje të mallrave importimi i të cilëve është i ndaluar. Importues nga Kavadari ka paraqitur për doganim importues 26.710 kg benzin pa plumb RON 95.6. Për shkak të dyshimit se malli është deklaruar gabimisht është marrë mostër dhe është dërguar për hetim në laboratorinë doganore, nga ku është marrë përgjigje se bëhet fjalë për benzin pa plumb me numër oktani 94,5 i cili sipas Udhëzimit për doganim duhet të klasifikohet në numër tjetër tarifor për të cilin importimi është i ndaluar.   Në bazë të rezultateve nga analiza, njësia doganore ka përgatitur proçesverbal për kundërvajtje doganore dhe ka sjell vendim për kthimin e mallit jashtë vendit.

Cigari, Dojran
Cigari, Dojran
Detski kompleti, Bogorodica
Detski kompleti, Bogorodica
Metal-detektor,Novo Selo
Metal-detektor,Novo Selo
Obleka,Dojran
Obleka,Dojran
Obleka,mobilna
Obleka,mobilna
Prekrivki,pernici...,Tabanovce
Prekrivki,pernici...,Tabanovce
Semenski materijal,Dojran
Semenski materijal,Dojran
Stomatoloski instrumenti, Bogrodica
Stomatoloski instrumenti, Bogrodica
Televizor, Tabanovce
Televizor, Tabanovce
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9