Gjatë javës së kaluar dhe fundjavës,nëpunësit e doganës zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku përkohësisht janë mbajtur veshje, aksesorë mode, prodhime teknike, pjesë për makina ndërtimi, fidane, herbicide, ilaçe për kafshë, ilaçe, falsifikime. Malli i mbajtur është si më poshtë:

 Fidane dhe herbicide

- 215 fidanë kumbulle, dardhe, pjeshke, nektarin, bajameje, qershie, molle japoneze, arre dhe lajthije, zbulohen në degën doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit të fidaneve me origjinë nga Greqia, të denoncuara për zhdoganim importi për një kompani importi nga Strumica.

SadniciGevgelija

- 30 litra herbicid VAPAM FORTE 51 SL, zbulohen në degën doganore Dojran gjatë kontrollit të një automobili nga Maqedonia, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, paraqitur për hyrje në vend. Herbicidet e padeklaruara, për të cilat duhet patentë lëshuar nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor, janë gjetur në bagazhin e automjetit, mes sendeve personale të drejtuesit.

HerbicidDojran

Ilaçe

- 210 qese Kamagra 100 mg – gjel për përdorim oral, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Jazhincë, gjatë kontrollit të një automobili nga Maqedonia, drejtuar nga një shtetas nga Maqedonia, i paraqitur për hyrje në vend. Prodhimet e padeklaruara janë gjetur në sirtarin për dokumente, në te pjesa e derës së bashkëdrejtuesit, në një çantë dhe valixhe të drejtuesit. Sipas deklaratës së drejtuesit, ilaçet i ka prokuruar në Kosovë me qëllim që ti shes te farmacia e tij në Tetovë.

KamagraJazince

- 28 copë antibiotikë dhe insekticide për kafshë (kapsula Tetracycline, KARVIL solucion, PENSTREP dhe CHLORTETRACYCLINE spërkatës), zbulohen në pikën e kalimit kufitar Qafëthanë, gjatë kontrollit të një automobili nga Maqedonia, drejtuar nga një shtetas nga Maqedonia, paraqitur për hyrje në vend. Prodhimet e padeklaruara, janë gjetur në qese najloni nën ndenjëse, i nënshtrohen regjimit të veçantë të importit dhe për do duhet aprovim nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

LekovizivotniKjafasan

Veshmbathje dhe aksesorë mode

- 2.530 kg materiale të papërpunuara për industrinë e tekstilit, zbulohen gjatë kontrollit të një maune me targa maqedonase të regjistrimit, paraqitur për hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Pasi që nëpunësit e doganës kanë vërejtur mospajtim me të dhënat rreth peshës së të gjithë automjetit të parapara te shkresa e peshores dhe dokumentet e parashtruara, është bërë kontroll i detajuar i pjesës së ngarkesës, ku është gjetur tepricë e mallit.

RepromaterijalTabanovce

- 957 copë veshmbathje, aksesor mode dhe parfume, zbulohen në dy raste të ndara nga ekipet doganore mobile.

Te rasti i parë, në bashkëpunim me përfaqësues të MPB-së, gjatë kontrollit të një automjeti motorik me targa maqedonase të regjistrimit, në aksin rrugor Shtip – Strumicë janë gjetur 527 prodhime tekstili (shamia dhe jelekë), aksesorë mode – bizhuteri (unaza dhe vathë) dhe parfume prej 5 ml. Drejtuesi, shtetas i Maqedonisë, nuk ka poseduar dokumente rreth origjinës dhe detyrime të paguara të importit.

Te rasti i dytë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Kina, destinuar për një importues nga Tetova, deklaruar për zhdoganim importi te dega doganore Shkup 1, janë gjetur 430 prodhime të gatshme tekstili (streça dhe bluza).

Oblekamobilna

- 82 copë veshjeje (pallto, këmisha, bluza, shamia dhe xhinse), 8 palë këpucë (këpucë, atlete dhe sandale), 93 aksesorë mode (byzylykë dhe shtrëngues për flokë), 1 çantë për femra, 7 sete me hije për sy dhe 8 qese me farë për misër dhe lule, zbulohen në aeroportin e shkupit Aleksandri i madh, gjatë kontrollit të dy valixheve, pronë e një shtetaseje të Maqedonisë, që ka ateruar me fluturim nga Ajndenhoveni.

Prodhime teknike, pjesë për automjete dhe targa regjistrimi

- 91 drita me bateri LED dhe 48 tuba super ngjitës „Formula 1" RILL, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Dojran, gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh me targa greke të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas grek, paraqitur për hyrje në vend. Malli i padeklaruar është gjetur në një valixhe udhëtimi, vendosur në bagazhin e automjetit.

LEDlepakDojran

- 6 komplete pjesë për makina për makinë ndërtimi – eskavator, zbulohen nga ekipi doganor mobil, në bashkëpunim me përfaqësues të MPB-së, gjatë kontrollit të një automobili të Maqedonisë, në afërsi të pikës së kalimit kufitar Bllacë. Drejtuesi – shtetas i Maqedonisë, nuk ka poseduar dokumente origjine dhe detyrime të paguara për mallin.

Delovibagermobilna

- 24 ndijës për lagështi të markës Dixell XH20P, zbulohen në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh, gjatë kontrollit të valixheve të një shtetasi slloven, që ka ateruar me fluturim nga Lubjana.

SenzorivlaznostAerodromSK

- 1 komplet targa gjermane të regjistrimit dhe patentë qarkullimi nga një automjet udhëtimi, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të një automjeti të Maqedonisë, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, paraqitur për dalje nga vendi. Me kërkesë të nëpunësve doganor, automjetit të të cilit kanë qenë targat është sjellë në pikën e kalimit kufitar dhe i njëjti është mbajtur përkohësisht.

Mall tjetër

- 14 litra ngjyrë industriale dhe një elektromotor prej 4 kW, zbulohen gjatë kontrollit të një automobili të Maqedonisë, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Prodhimet e padeklaruara janë gjetur në bagazh dhe pas ndenjësve të para të automjetit.

- 4.440 gota xhami dhe enë qeramike, zbulohen nga ekipet doganore mobile, gjatë kontrollit të mallit të ndryshëm me origjinë nga Kina, destinuar për një importues nga Prilepi, deklaruar për zhdoganim importi në degën doganore Prilep.

30 ujëmbajtëse metali për bagëti, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një automjetit të zbrazët maunë me targa maqedonase të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, paraqitur për hyrje në vend. Prodhimet e padeklaruara janë gjetur në krevatin e kabinës së automjetit, të mbuluara me pallto dhe batanije.

PoilkidobitokBlace

Mall për të cilin ekziston dyshimi se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale

- 240 komplete prodhime kozmetike (ujë kolonje, deodorans dhe qumësht për trupin) me shenja të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen në degën doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Dubai, e deklaruar për zhdoganim importi për një kompani importi nga Shkupi.

- 30.000 pako bombola çokolate me logo të markës së mbrojtur tregtare, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Dojran, gjatë kontrollit të një kamioni nga Shqipëria, i ngarkuar me prodhime sheqeri nga Turqia, destinuar për një kompani importi nga Shqipëria.

- 69.106 m2 kanavacë sintetike me shenja të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen në degën doganore Shkup 3, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Kina, deklaruar për zhdoganim importi për një kompani importi nga Velesi.

- 14.000 aplikime tekstili me logo të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të mallit të deklaruar nga një shtetas i Maqedonisë, që ka udhëtuar me autobus në itinerar Stamboll – Shkup, është paraqitur për hyrje në vend.