Javën e kaluar dhe gjatë fundjavës, nëpunësit e doganës zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, cigare, alkool, ilaçe, veshje dhe aksesorë mode, pëllumba të gjallë dhe mall tjetër. Malli i mbajtur është si më poshtë:

nëpunësit e doganës zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, cigare, alkool, ilaçe, veshje dhe aksesorë mode, pëllumba të gjallë dhe mall tjetër. Malli i mbajtur është si më poshtë:

Deviza

- 33.250 euro, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit personal të një shtetasi grek, i cili si udhëtar në autobus që ka qarkulluar në itinerar Greqi-Poloni, është paraqitur për hyrje në vend. Te xhepi i brendshëm i palltos janë gjetur 43.250 euro, nga të cilat i janë kthyer 10.000 euro në mbështetje me dispozitat ligjore, shumë që mund të hyjë lirisht në Republikën e Maqedonisë. 

DeviziBogorodica1

- 17.000 euro, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc – hyrje në vend, zbulohen gjatë kontrollimit personal të një drejtuesi të autobusit me targa maqedonase të regjistrimit, me itinerar Zvicër – Maqedoni. Te personi janë gjetur 27.000 euro, nga të cilat në mbështetje me dispozitat ligjore i janë kthyer 10.000 euro, shumë që mundet të hyjë lirisht në Republikën e Maqedonisë.

Cigare dhe alkool

- 300 steka cigare Merilynpa pulla akcize, zbulohen nga ekipet doganore mobile, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa turke të regjistrimit me itinerar Kosovë – Turqi, i paraqitur për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Deve Bair. Cigaret e padeklaruara janë gjetur në qese të zeza najloni, te kanalet e ventilimit që gjenden mbi ndenjëset e autobusit.

Cigarimobilna1

- 17 steka dhe 6 kuti LD BLUE 100S dhe 57 Blue 100S cigare me pulla akcize të Maqedonisë, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Deve Baird, gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa maqedonase të regjistrimit dhe kontrollit personal të tre shtetasve të Maqedonisë, që me automjetin janë paraqitur për dalje nga vendi. Cigaret e padeklaruara janë gjetur nën veshjet e tre udhëtarëve, të ngjitura shirit ngjitës rreth belit dhe nën gjunjë, si dhe nën ndenjësen dhe në valixhen e vendosur mes dy ndenjësve të përparme të automjetit.

CigariLDDeveBair

- 9 steka cigare MARLBOROpa pulla akcize, zbulohen në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh, gjatë kontrollit të valixheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë që ka ateruar me fluturim nga Stambolli.

CigariMarlboroAerodrom

- 7 litra pije të ndryshme alkoolike të cilësisë së lartë, nga të cilat 7 shishe nga 0,7 litra, 1 shishe me nga 0,75 litra dhe 3 shishe me nga 0,2 litra pije të forta alkoolike (Royal Salute Stone of Destiny 38 Year Old Scotch Whisky, Chivas Regal 25 Year Old Blended Scotch Whisky, Chivas Brothers Royal Salute 21 Year Old Blended Scotch Whisky, Ballantines Limited Blended Scotch Whisky, Ballantine's 30 Year Old Scotch Whisky, Ballantine's Premium Collection, Longmorn 16 Year Old, Mazzetti d'Altavilla Audace Acquavite di Uva и Mazzetti d'Altavilla Incontro Invecchiata in Barriques Grappa) dhe 1 shishe prej 7 litrash Perrier-Jouet Belle Epoque - Fleur de Champagne Brut Millesime Rose 1999,  zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik të pasagjerëve me targa bullgare të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, paraqitur për hyrje në vend. Pijet e padeklaruara janë gjetur në disa qese najloni, të mbushura me rroba dhe këpucë të vjetra, të vendosura në ndenjësen e pasme dhe në hapësirën e bagazhit të automjetit.

AlkoholTabanovce

Ilaçe  

- 3.060 tableta CONPROSTApër përdorim nga njerëzi, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të një autobusi me targa maqedonase të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend. Ilaçet janë gjetur në qese plastike, të vendosura në ndenjëset e përparme të autobusit. 

LekoviDeveBair copy

Mall i ndryshëm

- 120 litra vaj ulliri (40 drithnik me nga 3 litra) zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për pasagjerë me targa greke të regjistrimit drejtuar nga një shtetas grek me qëndrim të përkohshëm në Austri, i paraqitur për hyrje në vend. Vaji i padeklaruar është gjetur në 4 kuti plastike, të vendosura në bagazhin e automjetit.

MaslinovomasloBogorodica

- 4 kamera ngritëse për video-monitorim KESHINI, 1 video rekorder ngritës dhe 9 kabllo për kamera me zbulohen në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve me targa bullgare të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas të Maqedonisë, paraqitur për hyrje në vend. Prodhimet e padeklaruara janë gjetur në kuti në bagazhin e automjetit.

Kameri20DeveBair

- 8 pëllumba të gjallë të llojit Postier, Lepezan, Kovrgjan dhe Bastard, zbulohen nga ana e ekipeve doganore mobile, gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa maqedonase të regjistrimit nga një shtetas i Maqedonisë, deklaruar për hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Pëllumbat janë gjetur nën ndenjëset e para të automjetit.

Gulabimobilna

Veshje dhe aksesorë mode

- 218 copë veshjeje dhe katër telefona celular, zbulohen në dy raste të ndarë në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh, gjatë kontrollit të valixheve të udhëtimit te dy udhëtar të lajmëruar për hyrje në vend. Te rasti i parë, te valixhet e udhëtimit të një shtetasi amerikan me origjinë nga Maqedonia, që ka ateruar me fluturim nga Vjena, janë gjetur 172 copë veshje (bluza për meshkuj dhe femra, tuta, pantallona femrash, këmisha femrash, funde dhe xhinse) dhe 4 telefona celular të markës ZTE. Te rasti i dytë, gjatë kontrollit të valixheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë që ka ateruar me fluturim nga Dubai janë gjetur 46 fustane.

OblekamobtelAerodrom

FustaniAerodrom copy

- 322 copë veshjeje, zbulohen në dy raste të ndara në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të dy automjeteve të udhëtimit për hyrje në vend. Te rasti i parë, gjatë kontrollit të një automjeti udhëtimit – furgon me targa turke të regjistrimit drejtuar nga një shtetas turk, pas dhe nën ndenjëset e përparme dhe të pasme janë gjetur 310 copë veshjeje (jelekë dhe kapela), pronë e njërit nga udhëtarët, që kanë udhëtuar në itinerar Turqi-Danimarkë. Te rasti i dytë, gjatë kontrollit të automjetit motorik me targa serbe të regjistrimit drejtuar nga një shtetas i Serbisë, në dy valixhe në bagazh gjenden 12 pallto lëkure.

- 1.010 aksesorë mode (rrethore, furqeta për flokë dhe byzylykë), zbulohen nga ana e ekipeve doganore mobile, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për udhëtarë me targa maqedonase të regjistrimit, në aksin rrugor Shkup-Tetovë. Drejtuesi, shtetas i Maqedonisë, nuk ka poseduar dokumente rreth origjinës dhe detyrimeve të paguara doganore për mallin.

Bizuterijamobilna

Malli për të cilin ka dyshim se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale

- 1 telefon celular me shenja të markës së mbrojtur tregtare, zbulohet në degën doganore Posta Shkup, gjatë kontrollit të një dërgese nga Holanda, destinuar për një pranues nga Shkupi.