Gjatë javës së kaluar dhe fundjavës,nëpunësit e doganës zbuluan një mashtrim dogane dhe më shumë tentime për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, duhan i imtësuar dhe cigare, aksesorë mode, autobus, motorë dhe pjesë automjetesh, prodhime tekstili, telefona mobil ett.

Malli i mbajtur është si më poshtë:

Deviza

- 29.000 euro, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik me targa gjermane të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas grek, e paraqitur për dalje nga vendi. Gjatë kontrollit të automjetit, në dy zarfe, të fshehur nën ndenjësen e bashkëdrejtuesit, janë gjetur 39.000 euro, nga të cilat, në mbështetje me dispozitat ligjore, personit i janë kthyer 10.000 euro, ndërsa 29.000 euro përkohësisht janë mbajtur.

devizi1

- 9.950 euro, zbulohen në dy raste të ndarë te Aeroporti i Shkupit Aleksandri i Madh, gjatë kontrollit të dy shtetasve të Maqedonisë, që kanë pasur për qëllim të fluturojnë në Ajndhoven, respektivisht Memingen. Te rasti i parë, te xhepi i palltos së udhëtarit janë gjetur 6950 euro, ndërsa te i dyti, te një valixhe femrash, pronë e udhëtares janë gjetur 7.000 euro. Në mbështetje me dispozitat ligjore, udhëtarëve u janë kthyer nga 2.000 euro, shumë që rezidentët munden lirisht ta nxjerrin nga vendi.

devizi2

-6.000 euro, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi me targa daneze të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, që ka qarkulluar në itinerarin e rregullt Kopenhagë-Tetovë, ndërsa është paraqitur për hyrje në vend. Pas kontrollimit personal të drejtuesit të autobusit, te xhepi i brendshëm i palltos së tij janë gjetur 16.000 euro, nga të vilat 10.000 euro sipas dispozitave ligjore i lejohen ti bart me vete, përderisa 6.000 euro tjera janë mbajtur përkohësisht.

Duhan i imtësuar dhe cigare

- 47paketime me një total prej 46,5 kg duhan të imtësuar, zbulohet në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, nga ana e ekipeve mobile doganore, gjatë kontrollit të një automjeti motorik udhëtarësh të paraqitur për dalje nga vendi. Duhani i padeklaruar është fshehur në bagazh, te pjesa për gomën rezervë dhe nën tepihët te ndenjësja e bashkëdrejtuesit.

- 80 kuti cigare (75 LDBLUEdhe 5EVASLIMS) me pulla akcize të Maqedonisë, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, gjatë kontrollit të një automjeti motorik me targa bullgare të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas bullgar, ndërsa paraqitur për dalje nga vendi. Cigaret e padeklaruara janë fshehur nën ndenjësen e drejtuesit dhe bashkëdrejtuesit.

Telefona mobil dhe aksesorë

- 5 telefona mobil dhe aksesorë (USB lexues për kartelë, karikator për Bluetooth, karikator për telefona dhe kabllo të ndryshëm), zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një automjetit motorik për pasagjer me targa maqedonase të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, ndërsa paraqitur hyrje në vend. Malli i padeklaruar është gjetur në ndenjësen e pasme, nën ndenjësen e bashkëdrejtuesit dhe në kasetën e mbyllur të automobilit.

mobilnitelefoni

Motorë dhe pjesë

- 1 motor i vjetër për automjet motorik të udhëtarëve OPEL ASTRA, zbulohet në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të automjeti motorik me targa maqedonase të regjistrimit, drejtua r nga një shtetas i Maqedonisë, lajmëruar për hyrje në vend. Motori i padeklaruar është gjetur pas ndenjëses së bashkëdrejtuesit.

- 1 motori me naftë për motokultivator, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për udhëtarë me targa maqedonase të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, paraqitur për hyrje në vend. Motori i padeklaruar është gjetur në bagazhin e automjetit.

generator

- 130 copë pjesë për traktorë, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të një autobusi me targa maqedonase të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, që ka qarkulluar në linjë të Rregullt – Beograd-Ohër, dhe është paraqitur për hyrje në vend. Pjesët e padeklaruara kanë qenë pronë e shtetasit të maqedonisë, udhëtar në autobus, dhe janë gjetur në bagazhin e autobusit.

delovitraktor

Aksesorë mode dhe tekstil

- 123 shtesa mode (orë dore, stilolapsa, mbajtëse çelësash USB dhe të rëndomtë, kuleta lëkure dhe doreza femrash), zbulohen në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për udhëtar me targa hungareze të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas serb, gjatë hyrjes në vend. Malli i padeklaruar është gjetur në pjesën e brendshme të automjetit, te boshllëku i maskës së përparme, që gjendet para ndenjëses së bashkëdrejtuesit, si dhe te një valixhe me ngjyrë të zezë, në bagazhin e automjetit. Kundër drejtuesit është ngritur padi penale, ndërsa në procedurë është konstatimi i origjinalitetit të mallit të padeklaruar.

zenskirakavici

-21 kanavaca për fustana solemn, 5 çanta solemne dhe 1 rip, zbulohen në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh te një shtetase që ka mbërritur nga Dubai.

svecenifustani

-300 shalla për femra, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të një autobusi me targa turke të regjistrimit, me itinerar Stamboll – Strugë, gjatë hyrjes në vend. Shallat e padeklaruar janë gjetur në 3 valixhe, pronë e një shtetasi të Maqedonisë, udhëtar në autobus.

zenskimarami

-165 bluza zbulohen në degën doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit të mallit me origjinë greke, destinuar për një kompani importi nga Maqedonia.

-179 copë kozmetikë dekorimi (hije për sy dhe buzëkuq), zbulohen në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh, në bagazhin personal të një shteaseje serbe, që ka mbërritur nga Beogradi.

Mall për të cilin ka dyshim se shkel të drejtat e pronësisë intelektuale

- 470 palë këpucë sportive me shenja të markës së mbrojtur tregtare, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për udhëtar me targa maqedonase të regjistrimit, gjatë hyrjes në vend. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mall nga një kompani eksporti nga Kina, destinuar për një kompani importi nga Kosova.

- 95 palë këpucë sportive me shenja të kompanisë së mbrojtur tregtare, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për udhëtar me targa bullgare të regjistrimit, gjatë hyrjes në vend. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mall nga një kompani eksporti nga Bullgaria, destinuar për një kompani importi nga Kosova.

- 59 trotinete me shenja të markës së mbrojtur tregtare, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti maunë me targa greke të regjistrimit, gjatë hyrjes në vend.

- 15 palë tuta dhe 15 pallto me shenja të më shumë markave të njohura tregtare, zbulohen në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi të Maqedonisë, që ka mbërritur me fluturim nga Stambolli.

- 21 çelës i jashtëm për automjete me shenja të markës së mbrojtur tregtare, zbulohen në degën doganore Aeroport Shkup – seksioni për zhdoganim malli, gjatë kontrollit të mallit nga një kompani eksporti nga Kina, destinuar për një kompani importi në Maqedoni.

- 1 telefon mobil, me shenja të markës së mbrojtur tregtare, zbulohen në degën doganore Posta Shkup, gjatë kontrollit të një dërgese nga Singapori, destinuar për një person fizik nga Tetova.

Mall tjetër

- 1 autobus, në pronësi të një kompanie transportimi nga Maqedonia, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë që ka qarkulluar me itinerar Vlorë- Shkup, dhe është raportuar për të hyrë në vend në pikën e kalimit kufitar Qafëthanë. Gjatë kontrollit të autobusit ka pasur dallim në modelin dhe numrin e identifikimit të automjetit të autobusit me numrin dhe modelin e shënuar në lejen e komunikacionit.

- 27 pasaporta për manarë shtëpiak, 27 mikroprocesorë për manarët shtëpiak dhe 29 shishe boshe për vaksinat, të zbuluara në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë nga ekipet doganore mobile gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, gjatë daljes nga vendi. Malli është zbuluar në një qese të vendosur në mes të ulëses së pasme dhe atë të përparme të drejtuesit.

pasoshizazivotni

- 240 copë me nga 6 metra tel argjendi me një bazë të bakrit, zbulohen në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë nga ekipet doganore mobile gjatë kontrollit të një automobili me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, gjatë hyrjes në vend. Malli është zbuluar në bagazhin dhe nën ndenjësen e drejtuesit.

- 1 pajisje e përdorur për oksigjen për të ndihmuar frymëmarrjen artificiale, zbulohet në pikën e kalimit kufitar Bllacë gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Kosovës, i drejtuar nga shtetas i Kosovës, gjatë hyrjes në vend. Pajisja nuk raportohen, u gjet në bagazhin e automjetit.

- 1 monedhë e vjetër dhe një detektor për metal zbulohet në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë gjatë kontrollit të një automjeti -rimorkio me targa austriake, i drejtuar nga një shtetas austriak, gjatë daljes nga shteti. Monedha e padeklaruar është gjetur në raftin në pjesën e pasme të automjetit, ndërsa detektori për metal gjendet në një qese, të vendosur në hapësirën mbi drejtuesin dhe ndenjësen e bashkëdrejtuesit .

moneta

Mashtrim doganor

Në degën doganore Strugë është zbuluar tentativë për evitimin e pagesës së detyrimeve doganore me tarifë të gabuar të mallit. Një kompani nga Struga ka denoncuar zhdoganim të mediapanit në tabela dhe mbulesa, të deklaruara me shenjën tarifore me normë të paraparë për detyrime doganore prej 0% por gjatë kontrollit dokumentar dhe fizik të mallit, nëpunësit doganor kanë konstatuar se duhet të shpërndahet në një shenjë tjetër tarifore me normë të paraparë për detyrime doganore prej 18%. Në bazë të gjendjes së sapo konstatuar janë përllogaritur detyrime shtesë të importit në shumë prej 63.824 denarëve.