Më datë 25.03.2015 në ora 04:30 në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend është paraqitur të autobus, pronë e kompanisë turke të transportit “Jadran Turizëm” me targa turke të regjistrimit me itinerar të rregullt Stamboll – Strugë, me 43 udhëtar.

Autobusi është përzgjedhur për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit, në bagazh me një valixhe të zezë me fund të dyfishtë, nëpunësit e doganës gjetën 4 qese të zeza të mbështjella me selotejp, të mbushura me materie pluhur me peshë totale prej rreth 2 kg, që në testerin për narkotikë “NIK” tregoi se bëhet fjalë për drogë narkotike heroin. Asnjëri nga udhëtarët nuk u paraqit si pronar i valixhes.

heroin1

Pas marrjes së rastit nga inspektorët e seksionit për hetuesi pranë Drejtorisë së doganave, në koordinim me Prokurorinë themelore publike – Veles, menjëherë janë marrë aktivitete për gjetjen e pronarit të drogës dhe konstatimit të të gjitha fakteve lidhur me veprën penale.

heroin2

Nga masat para hetimore, inspektorët zbuluan se valixhja me drogë u përket dy shtetasve të Maqedonisë me iniciale D.XH (39) dhe A.D. (51), që pas një marrëveshjeje dhe plani paraprak për transportin e drogës, kanë udhëtuar në Stamboll ku kanë prokuruar rreth dy kilogram heroin dhe kanë pasur për qëllim fillimisht ta bartin të Maqedoni, dhe më pas ta transportojnë në Zvicër ku është dashur ta shesin. Në Stamboll, D.XH. së bashku me një person tjetër – shtetas i Turqisë, kanë paketuar drogën dhe e kanë vendosur në valixhen me fund të dyfishtë. Shtetasit e Maqedonisë më pas me autobus së bashku me drogën kanë nisur drejt Republikës së Maqedonisë, por në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë janë zbuluar nga nëpunësit doganor.

heroin3

Të dyshuarit janë privuar nga liria dhe janë dorëzuar te Gjykata themelore Veles, ndërsa Drejtoria e doganave deri te Prokuroria themelore publike kundër të dyshuarve parashtroi padi penale për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve.

heroin4

Gjykatësi në procedurë paraprake dy të dyshuarve u ka përcaktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.