Nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative duke bashkëvepruar me përfaqësues të MPB-së kanë gjetur dhe sekuestruar 30 kg marihuanë.

Mbrëmjen e datës 12.12.2015, rreth orës 22:30 gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë është ndaluar një automjet motorik i pasagjerëve me targa regjistrimi të Gostivarit, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë (R.N) nga Gostivari.

marihuana1 copy

Gjatë kontrollit doganor të automjetit me asistencën e qenit doganor, mes dyshemesë së automjetit dhe sediljeve gjendet një bunker i ndërtuar në mënyrë speciale prej ku nxirren 30 paketime të mbështjella me foli alumini, të mbushura me materie të gjelbër barishtore. Pas testimit dhe matjes, është konstatuar se bëhet fjalë për afro 30 kg marihuanë.

marihuana3


Droga dhe personi i janë dorëzuar Ministrisë së brendshme për veprime të mëtejme.

20151212231604marihuana

20151213002027marihuana

20151213002414marihuana

2015121300171marihuana