Përmes kësaj kumtese Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë demanton pretendimet e nxjerra nga mediat më datë 31.03.2015, nga partia politike PCER rreth diskriminimit të romëve, ku dhe paralajmërohet protestë në pikën e kalimit kufitar Tabanoc.

Përkatësisht, në kumtesën për paralajmërim të protestës, partia politike PCER nënvizon: “Kemi njohuri se në Tabanoc, të gjitha gjësendet që i kanë bartur me vete, ua kanë hedhur në kontejnerë, ndërsa u kanë kërkuar të paguajnë doganë për gjësendet e vjetra”. Këto pretendime Drejtoria e doganave i hedh poshtë si të pabaza.

Nëpunësit doganor në të gjitha pikat e kalimeve kufitare, përfshirë edhe pikën e kalimit kufitar Tabanoc, veprojnë jashtëzakonisht në kuadër të autorizimeve të tyre që dalin nga dispozitat ligjore dhe aktet nënligjore. Në punën e tyre, nëpunësit doganor respektojnë Kodin e sjelljes dhe më pas kanë një raport të njëjtë, maksimalisht profesional dhe korrekt ndaj të gjithë udhëtarëve që hyjnë, dalin ose transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë, duke mos bërë dallim të përkatësisë etnike, fetare, politike ose cilës do baze tjetër.

Njëkohësisht, do të donim të ju informojmë se çdo udhëtar është i detyruar që të respektoj dispozitat ligjore në drejtim të mallit që e bart me vete, pa interpretuar pretendime sipas vullnetit ose dëshirës së tyre.

Tendencat e Drejtorisë së doganave për transparencë dhe hapuri në punë janë të përhershme, ndërsa rezultatet janë të arritura nga institucionet jo qeveritare, komuniteti i biznesit, Komisioni evropian, institucionet ndërkombëtare dhe institucionet tjera vendore ose të huaja. Në këtë drejtim në Drejtorinë e doganave veç më disa vite është në funksion linja telefonike 197 ku qytetarët munden pa pagesë dhe në mënyrë anonime të denoncojnë probleme lidhur me punën e nëpunësve doganor.

DREJTORIA E DOGANAVE