Gjatë javës së kaluar,nëpunësit doganor zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, pjesë për mauna, targa regjistrimi, stilolapsa, orë dore, shtues plastike dhe falsifikime.

Deviza

- 30.000 euro, zbulohen gjatë kontrollit personal të një shtetasi grek, i cili si udhëtar në një automobil me targa greke të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas grek është paraqitur për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Në xhepin e përparmë të xhinseve të udhëtarit janë gjetur 40.000 euro për të cilat nuk ka poseduar vërtetim për mjete revizore të importuara, lëshuar nga organi doganor i Republikës së Maqedonisë. Në mbështetje me dispozitat ligjore, udhëtarit i janë kthyer 10.000 euro, një shumë që jorezidenti mundet lirisht ta nxjerrë jashtë vendit, ndërsa për kundërvajtjen e kryer është parashtruar kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Devizi20mobiln

Mall për të cilin ka dyshime se cenon të drejtat e pronësisë intelektuale

- 101.428 mjete për higjienë personale (sapunë, pasta dhëmbësh dhe shampo) dhe 2.000 etiketa me shenja të markave të mbrojtura tregtare, zbulohen në tre raste të ndarë nga ekipet mobile doganore.

Te rasti i parë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Italia, destinuar për një importues nga Shkupi, është deklaruar për zhdoganim në zyrën doganore Shkup 3, janë gjetur 56.448 shampo për flokë në paketime prej 350 ml.

RegtablickiDelcevo copy

Te rasti i dytë, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Turqia, destinuar për një importues nga Tetova, deklaruar për zhdoganim importi në zyrën doganore Kumanovë, janë gjetur 35.992 sapunë dhe 8.988 pasta dhëmbësh me paketime prej 50 ml.

Te rasti i tretë, gjatë kontrollit të autobusit turk me itinerar Stamboll-Pejë, Kosovë, drejtuar nga një shtetas kosovar, i paraqitur gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, në hapësirën për bagazh mbi sediljet e udhëtarëve, është gjetur një qese najloni me 2.000 etiketa, pronë e drejtuesit.

Plocki20kocniciDelcevo

Te të tre rastet prodhimet janë mbajtur nga dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe bazuar te dispozitat ligjore, Drejtoria e doganave do të filloj procedurë për konstatimin e origjinalitetit të tyre.

Pjesë makinash dhe targa regjistrimi

- 18 pllaka për fre për mauna dhe 1 komplet targa bullgare të regjistrimit dhe patenta qarkullimi për automjete pasagjerësh, zbulohen në dy raste të ndarë në pikën e kalimit kufitar Dellçevë.

Te rasti i parë, gjatë kontrollit të një automobili me targa maqedonase me të cilin për hyrje në vend janë paraqitur dy shtetas të Maqedonisë, nën tepihët pasa sediljes së përparme dhe asaj të pasme janë gjetur 18 pllaka për mauna. Pjesët e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit është ngritur procedurë kundërvajtëse.

Te rasti i dytë, 1 komplet me targa bullgare të regjistrimit dhe patenta qarkullimi për automjet pasagjerësh, gjatë kontrollit të një automjeti bullgar, drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, është paraqitur për dalje nga vendi, nën tepihët para sediljeve të përparme të automjetit janë gjetur 1 komplet me targa bullgare të regjistrimit. Sipas deklaratës së drejtuesit automjetit që i kanë takuar targat ka qenë i dëmtuar dhe është shitur për pjesë, ndërsa targat i ka dërguar në Bullgari që ti lajmëroj. Me procedurën e këtillë drejtuesit e ka lëshuar automjetin në qarkullim të lirë pa e vënë paraprakisht në procedurë doganore dhe pa paguar detyrimet e eksportit për të njëjtin, për çka kundër tij do të iniciohet procedurë kundërvajtëse.

Mall tjetër

- 100 orë dore dhe 2.000 stilolapsa, zbulohen nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një automobili të Maqedonisë, në unazën rrugore të Shkupit, te mbikalimi i fshatit Mirkovcë. Orët dhe stilolapsat për të cilat drejtuesi – shtetas i Maqedonisë nuk ka poseduar dokumente origjine dhe detyrime të paguara të importit, janë gjetur në më shumë kuti kartoni të vendosura në bagazhin e automjetit. Prodhimet e gjetura janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit do të parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Casovnicipenkala20mobilna

- 503 shtues plastik, zbulohen gjatë kontrollit të mallit nga një dërgues nga Gostivari, deklaruar për zhdoganim eksporti në zyrën doganore Bogorodicë. Kompania nga Gostivari, me dy deklarata doganore, ka deklaruar zhdoganim eksporti të ngjitësve metalik, por gjatë kontrollit të bërë është konstatuar se bëhet fjalë për shtues plastike, edhe përpos kësaj janë gjetur te njëri rast 25 ndërsa te tjetri 253 shtues plastike që nuk janë përfshirë me deklarata doganore. Kundër importuesit është hartuar procesverbal për tarifë doganore njëkohësisht do të iniciohet edhe procedurë për kundërvajtje. 

Plasticn20prodolz20Bogorodic