Nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative (ekipet mobile) mbrëmë, më datë 22.12.2015, penguan një tentativë për kontrabandë të rreth 4,5 kg marihuanë.

Gjatë kontrollit të detajuar, me asistencën e qenit doganor, në një veturë Audi A6 kamionçinë me targa shqiptare të regjistrimit, drejtuar nga një shtetas shqiptar i cili ka udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij të mitur, në një bunker të bërë special në pjesën e poshtme të automjetit, pas parakolpit të pasëm janë gjetur 3 paketime të mbushura me materie të gjelbër barishtore, për të cilën pas kontrollimit me tester për drogë NIK është konstatuar se bëhet fjalë për marihuanë me peshë rreth 4,5 kilogramë.

8 V copy

E gjithë lënda i është dorëzuar Seksionit të hetuesisë për procedurë të mëtejme.

Nga masat e zbatuara parahetimore është konstatuar se droga është ngarkuar nga Shqipëria – zona e Lushnjës dhe e njëjta është destinuar për tregun e Evropës perëndimore. I denoncuari ka transportuar marihuanën për një kompensim të caktuar në të holla që është dashur ti paguhet pasi që ti’a dorëzoj personit në Gjermani.

8 V copy copy 

Vlera e kësaj sasie në narko-tregun me shumicë do të arrinte deri më 27.000 euro.

Drejtoria e doganave do të parashtroj padi penale deri te prokuroria kompetente publike, ndërsa personi i dyshuar do të nxirret para gjykatës në procedurë paraprake për shkak të dyshimit kryesor se i dyshuari ka kryer vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lirim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.