Më datë 24.12.2015 është mbajtur mbledhje e rregullt e Trupit këshillëdhënës ku janë shqyrtuar më shumë çështje nga fusha e punës doganore dhe kërkesa të komunitetit afarist.

Në mbledhje, përfaqësuesve të komunitetit afarist u janë prezantuar udhëzimet më të reja që i sjell Drejtoria e doganave në drejtim të lehtësimit të mëtejmë të procedurave doganore dhe përshpejtim të zbatimit të tyre. Në Drejtorinë e doganave në procedurë të sjelljes së Udhëzimeve të reja për pranues të autorizuar dhe dërgues të autorizuar, Udhëzim për import të përpunimit aktiv dhe Udhëzim për mënyrën e vërtetimit të mallit që është nxjerrë nga zona doganore e Republikës së Maqedonisë gjatë zbatimit të procedurës së importit-transitit.

ST2 copy

Në këtë mbledhje një diskutim i veçantë është mbajtur rreth mënyrës së mbarëvajtjes së procedurës doganore lidhur me poseduesit e aprovimeve për zhdoganim lokal, si dhe poseduesve të aprovimeve për import të përpunimit aktiv. Duke pasur parasysh se numri më i madh i poseduesve të aprovimeve për import të përpunimit aktiv janë të natyrës së industrisë së tekstilit, Grumbulli i tekstilit shprehu kënaqësinë e anëtarëve nga aktivitetet e Drejtorisë së doganave për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e procedurës së zhdoganimit dhe mbarëvajtjes së evidencës për procedurë.

Përfaqësuesit e komunitetit afarist propozuan aktivitete të mëtejme për përmirësimin e gjendjes së pikave kufitare në kuptim të reduktimit të kohës së pritjes, si dhe përmirësimit të kushteve të caktuar teknik. Njashtu është biseduar edhe për nismën e vendosjes së kontrolleve të përbashkët në pikat e kalimeve kufitare me vendet fqinje.

Drejtoria e doganave ka prezantuar edhe rezultatet e Projektit për matjen e kohës së zhdoganimit dhe lëshimit të mallrave, ndërsa ka informuar edhe për çështje tjera aktuale.