Drejtoria për punë dhe të ardhura doganore e Mbretërisë së Bashkuar,Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dhuroi pajisje të reja të sofistikuara për kërkimin e automjeteve. Donacionin e dorëzuan Ambasadorja Britanike Rachel Galloway dhe David Hunley, Drejtor për Operacione Ndërkombëtare, në një aktivitet festiv i mbajtur sot  më 8 maj 2019.

Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Organizatën Botërore Doganore nga 22-24.10.2019 në Shkup do të jetë mikpritës në Konferencen e 14-të Botërore të Doganave PIKARD. Përzgjedhja e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mikpritës të kësaj konference është një konfirmim i progresit të reformës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përfshirjen në zinxhirët globalë të ekonomisë botërore, modernizimin e punës doganore dhe lehtësimin e tregtisë.

Drejtoria doganore në përgatitje të  përfaqsuesve doganor për punë me sistemin e ri të përpunimit të deklaratave doganore përgatiti program për trajnim. Sipas këtij programi, përfaqsuesit doganor do të mund të njoftohen me mënyrën e punës me sistemet CDEPS dhe MIT, sistemet bazë për kryerjen e procedurave doganore.

Më 23 prill 2019, Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë Veriore promovoi konceptin për operator ekonomik të autorizuar, rëndësinë e tij dhe përfitimet që kompanitë do të kenë, para sektorit të biznesit dhe studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip.

Në tregtinë ndërkombëtare, organizatat nuk maten vetëm përmes fitimeve të tyre vjetore, por edhe sipas mënyrës së kryerjes së aktiviteteve të tyre. Fitimi i statusit të AEO konfirmon dhe vërteton se kompania kryen aktivitetet e saj në përputhje me rregullat dhe rekomandimet që janë relevante për efikasitetin dhe sigurinë e veprimtarisë së saj. AEО kompania ofron një sërë përfitimesh siç janë: zvogëlimi i shpenzimeve për transaksione tregtare,  përparësia gjatë kalimit kufitar, menaxhimi më i mirë dhe më pak kontrolla, njohja ndërkombëtare dhe përfshirja më e madhe në zinxhirët e tregtisë ndërkombëtare. Më shumë informacion në lidhjen e mëposhtme:

https://youtu.be/fJ3HBvdVwJc